Në orët e para të mbrëmjes së sotme në Qendrën Klinike dhe Universitare të Nishit ka ndërruar jetë profesori i gjuhës shqipe në pension, Hasan Mus
Në orët e para të mbrëmjes së sotme në Qendrën Klinike dhe Universitare të Nishit ka ndërruar jetë profesori i gjuhës shqipe në pension, Hasan Mustafa.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Në adresë të familjarëve të të ndjerit kanë arritur ngushëllime të shumta ndërsa në mesin e tyre është edhe telegrami i kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani.
“Shkolla e mesme Sezai Surroi dhe qyteti i Bujanocit humbi edhe një veteran!
Na iku edhe profesor Hasan Mustafa,
i kujtoj si sot ligjeratat dhe mësimet e tij të pedagogut dhe këshilldhënësit të pashoq në shkollë të mesme Sezai Surroi.
I palodhur e insistues në nexënien e mësimeve pa i ikur edhe një presje e vetme.Me batutat dhe stilin e vet të pedagogut e ligjeruesit e bënte të veçant nga të tjerët
I njejti mbeti edhe kur punuam sëbashku si kolegë.
Shkolla e qyteti i Bujanocit humbi një veteran të arsimit me vlera të larta e vyrtyte njerzore.
Familjarëve ,kolegëve e gjithë ata që e njohën u shprehim ngushëllime.
Zoti e shpërbleftë me xhenet Profesorin Hasan “, është shprehur Ramadani.
COMMENTS