Përafqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Luginës kanë nënshkruar një deklaratë me anë të të cilës shprehin gatishmërinë e tyre për pjesëma
Përafqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Luginës kanë nënshkruar një deklaratë me anë të të cilës shprehin gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë.
“Pas katër takimeve mes kryetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, sot të gjitha partitë shqiptare janë dakorduar për pjesëmarrje në regjistrimin e popullësisë që do të mbahet në periudhën prej 1 tetor deri 31 tetor 2022”, njoftoi faqja zyrtare e komunës së Bujanocit.
“Ky qëndrim është marrë pas konsultimeve të vazhdueshme me OSBE-në e cila njëherit është edhe garancë për një proces të rregullt dhe të suksesshëm të regjistrimit.
Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, ku shqiptarët kanë bojkotuar pjesëmarrjen në regjistrim, kësaj here kushtet e regjistrimit janë përmirësuar dukshëm dhe kanë ndikuar pozitivisht për pjesëmarrje.
Gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe deklarata e plotë e kryetarëve të partive politike për pjesëmarrje në regjistrimin e popullësisë”, thuhet në njoftim.
COMMENTS