HomePolitikë

Kamberi dhe Rexhepi takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së

Deputeti Shaip Kamberi ka njoftuar për një takim të zhvilluar në Beograd me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Sipas

LDA Ballkan edhe në Luginë
Talentja e futbollit Elda Nuredini ftohet në Përfaqësuesen e Kosovës
Arifi takon drejtorët e shkollave

Deputeti Shaip Kamberi ka njoftuar për një takim të zhvilluar në Beograd me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sipas tij, së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kanë takuar të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës amerikane, Alexander Titolo, me të cilin kanë diskutuar për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat kryesore me të cilat përballet ky komunitet

Gjatë takimit janë ngritur disa çështje kyçe, përfshirë përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet shtetërore si policia, gjyqësori dhe administrata publike, mosnjohjen e diplomave të fituara në Kosovë, si dhe praktikën e pasivizimit të adresave dhe pasojat që ajo sjell Po ashtu, është diskutuar për pengesat në funksionimin e fondeve zhvillimore dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe bllokimin e fondeve nga Kosova dhe Shqipëria për shqiptarët e Luginës

Kamberi ka theksuar se këto çështje janë pjesë e Planit 7 pikësh të dakorduar që nga viti 2013, zbatimi i të cilit, sipas tij, vazhdon të neglizhohet nga Qeveria, si dhe pjesë e Planit Aksional për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore të vitit 2022

Në takim është vlerësuar roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetjen e të drejtave dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar nevojën për angazhim të mëtejshëm në zgjidhjen e këtyre problemeve

Gjithashtu, është nënvizuar se mungesa e gatishmërisë së institucioneve në Beograd për t’i adresuar këto çështje ka shtyrë përfaqësuesit politikë shqiptarë që të kërkojnë zgjidhje përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, duke i ngritur këto tema edhe në Senatin dhe Kongresin amerikan, ku po punohet për avancimin e ligjit HR-6411

Ky takim, sipas Kamberit, rikonfirmon rëndësinë e partneritetit me SHBA-të dhe nevojën për hapa konkretë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës

COMMENTS