HomeNë fokus

Pajaziti në Tetovë: Bashkëpunimi ndërkomunal, kyç për zhvillim

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bash

Vendim turpërues i Prokurorisë Themelore në Vranjë: Sramna odluka Osnovnog javnog tužilaštva u Vranju
Drejtuesit e pushtetit lokal përgëzojnë fituesin e BU CUP 2021
Lutfiu: Serbët provokuan natën e Krishtlindjeve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila u mbajt në Tetovë.

Gjatë këtij takimi, sipas Pajazitit, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, zhvillimin e projekteve të përbashkëta si dhe shfrytëzimin e mundësive që ofrojnë programet evropiane për periudhën 2026–2027.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërkomunal mbetet një nga rrugët më të sigurta për zhvillim më të shpejtë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke shtuar se Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të jetë aktive dhe e përkushtuar në këtë drejtim.

Në fund, Pajaziti ka falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e këtij takimi.

COMMENTS