HomeEditorial

Kurrë më shumë pushtet për Nagip Arifin

Çka flitej në fushatë zgjedhore? „I fiton zgjedhjet sa herë që do ai vet“. Kështu thonë nga kampi i Partisë Demokratike për Nagip Arifin, i cil

A ju kujtohet sllogani “Hajnat jasht” ?
“ Momentet e fundit të Komandantit “ – Premierë ( Video )
Përmbyllet vizita në Strazburg

Çka flitej në fushatë zgjedhore?

„I fiton zgjedhjet sa herë që do ai vet“. Kështu thonë nga kampi i Partisë Demokratike për Nagip Arifin, i cili këtë verë u inagurua për të katërtën herë në pozitën e njeriut të parë të komunës së Bujanocit.

„Nuk e di çka kërkon më ai në mesin e të rinjëve“? Kështu flitej nga kampet e Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Alternativës për Ndryshim, gjatë fushatës zgjedhore.

Këto tre subjekte po pretendonin se koha e Nagip Arifit kishte perënduar dhe se elektorati do të vendoste për ato lista që kishin kandidat më të rinj të „mandatuar“ për kryetar komune.

„Kush? Nagipi o uk i moçëm, „Qosja“ i di punët, Ai u msu me mar dorë, Llapov o ai, ka mi mujt krejt“, etj. Këto ishin fjalët, ndërkaq, që dëgjoheshin gjatë fushatës nëpër shitore, kafene, bastore, berberë, taksi….

Dhe, pa hyrë në detaje kush pati të drejtë, rezultati u duk gjatë zgjedhjeve të qershorit.

Ndoshta më me rëndësi se rezultati ishte vet konfiguracioni qeverisës i pushtetit të ri në Bujanoc.
Se si ndodhi krijimi i tij nuk ka rëndësi të komentohet por ndoshta i’a vlenë të bëhet analizë e shkurtër se si po funksion bashkëqeverisja, të paktën deri në këto ditë kur jemi në prag të Vitit të Ri.

Nagip Arifi si kryetar i komunës dhe si i zgjedhur me votat e këshilltarëve shqiptarë kur u inagurua për herët e katërt me plot të drejtë në foltoren e Kuvendit, tha: „Jam i zgjedhur me votat e 13.000 qytetarëve shqiptarë“.

Si po funksionon koalicioni?

Por, a është duke i përfaqësuar z.Arifi interesat e 13.000 votuesve shqiptarë?
( Arifi është kryetar edhe i i gjithë qytetarëve tjerë të komunës: serbëve, romëve…. por kësaj here nuk po e analizojmë këtë)

Nëse e shikojmë në mënyrë institucionale, po. Arifi po i përfaqëson në përpikmëri interesat e votuesve.
Të gjitha vendimet nuk i sjell krye në vete. Paraprakisht ato votohen në Këshillin Komunal e pastaj edhe në Kuvend.

Në të gjitha këto vendime nuk ka pasur kundërshtime. Edhe në Këshill e edhe në Kuvend janë përfaqësuesit e koalicionit. Pra: PD, PVD dhe LPD. ( Këtu nuk bënë pjesë APN).

Kryetari i komunës e praktikon edhe një metodë tjetër bashkëvepruese.
Para çdo nisme, apo vendimi të rëndësishëm, në kabinetin e tij ai fton përfaqësuesit e koalicionit me të cilët konsultohet për veprimet.
Pra, në shikim të parë dhe institucionalisht, marrëveshja po funksionon në mënyrë perfekte.

Megjithatë, paraqitjet publike lënë pak hapsirë për komente.
Në këto paraqitje, kryetari Arifi dhe kumtesat zyrtare nga kabineti i tij në shumicën e rasteve përmbajnë „thumbime“ për partnerët e koalicionit.
„Pushteti i kaluar…. Katër vitet e fundit….Kjo gjë, ajo gjë, nuk kanë funksionuar“.

Ndërsa, në shumë promovime përdoret edhe sllogani partiak i PD-së, „ Ditë të mira po vijnë“.

Për të gjitha këto nuk ka pasur reagime nga partnerët e koalicionit.
Së fundmi, në foltoren e KK-së, APN ka paraqitur një shqetësim se marrëveshja për bashkëqeverisje nuk po rrespektohet, ndërsa PVD ka reaguar një herë.
Reagimi i kësaj të fundit nuk përkonte me ndonjë veprim të pushteti aktual por me përmendjen në një rast të ish- shefit të kabinetit, Rahim Salihi, nga ana e kryetarit të komunës, Nagip Arifi.

Por si funksionojnë vërtetë gjërat përbrenda koalicionit?

Nga prizmi i personit që kam një përvojë mëse 20 vjeçare në përcjelljen e zhvillimeve në këtë rajon dhe, duke i njohur të gjitha figurat politike dhe publike, kam ardhur në një përfundim:
Kryetari aktual, Nagip Arifi, kurrë nuk e ka patur më të lehtë qeverisjen dhe se kurrë nuk ka patur pushtet më shumë se tani.

Arifi, dorën në zemër, e njeh mirë funksionimin e administratës, e çka është me më rëndësi, i njeh shumë mirë partnerët e koalicionit, e akoma edhe më mirë ata që kanë marrë poste.
Sikur se unë, Arifi e di që, psh, është shumë më vështirë me qeverisë me Stojança Arsiqin, se sa me Enver Ramadanin, Shqiprim Musliun dhe Arbër Pajazitin.

Arifi e di se Stojança ka qenë principiel, ka hyrë në kabinet dhe ka sjell një letër: „Kjo, kjo ….dhe kjo duhet të më realizohet“. Këtë e ka bërë sipas parimit „merre ose lere“.

Ndërsa, Arifi tash është i vetëdijshëm se PVD dhe LPD kanë „rehatuar“ nëpër poste kuadrot e veta, ndërsa e di edhe „takatin“ e APN-së.

Arifi e di se Shqiprim Musliu vetkënaqet kur me veturë të komunës shkon në Prishtinë dhe Tetovë dhe takon bashkëpunëtoërt e babait tij të ndjerë, Jonuz Musliu.

Arifi e di se Enver Ramadani vetkënaqet kur shpërndan maska nëpër shkolla dhe kur bëhet babadimër me shpërnda bombona.

Arifi e njeh mirë edhe Arbër Pajazitin. Të paktën për 4 vjet ka qenë shef i tij.

Përfundimi është se në këtë koalicion Arifi „vet pret e vet qep „.
Madje i dërgon deri tek uji dhe nuk u jep për të pirë…

COMMENTS