HomeNë fokus

Kamberi dhe Lutfiu për vizitë lobuese në Berlin

Deputeti popullor Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lufiu, janë duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë ku po takojnë

Koalicioni gjithshqiptarë në Bujanoc drejt dështimit: PVD akuzon PD-në për farsë politike
Përfundon projekti “MË PAK MBETURINA, MË PAK RREZIK, MË SHUMË SHËNDET”
Ikën edhe një veteran i arsimt

Deputeti popullor Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lufiu, janë duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë ku po takojnë përfaqësues të MPJ-së së këtij shteti, deputetë, komisioerë pranë Bundestagut si dhe analistë të organizatave me renome.

Gjatë vizitës lobuese ata  takuan drejtorin e Divizionit të MPJ për Ballkanin perëndimor, Niels von Redecker, deputetin e Bundestagut, ndërsa në takimin e tretë, në Komisionin për të drejtat e njeriut të Bundestagut, biseduan me Renata Alt.

„Në tre takimet biseduam për diskriminimin sistematik të Serbisë ndaj shqiptarëve të luginës dhe nevojën e një fokusimi dhe prezence më të madhe gjermane dhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës“, thuhet në njoftimin në Facebook të Kamberit dhe Lutfiu.

Gjatë ditës së djeshme ata takuan analistin politik nga Këshilli për politikë dhe demokratizim, Bodo Weber sikurse edhe Julia von Dobeneck nga Robert Boch Shtiftung.

Poashtu u pritëm edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Faruk Ajeti.

Në ditën e tretë do të pasojnë takimet me  deputetët Thomas Hacker dhe Knut Abraham.

Pjesë e delegacionit ishin dhe  Flora Ferati, eksperte e rajonit dhe Drita Zymberi, aktiviste e Luginës në diasporë.

Edhe kjo vizitë është realizuar në kuadër të platformës lobuese për Luginën e Preshevës që po mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

COMMENTS