HomeAktuale

Edhe për kreun e BL-së së Tërnocit ftesë për gjykatë shkaku i flamurit

Kryetari i BL të Tërnocit, Mustafa Alishani, ka njoftuar se edhe këtë vit ka marrë ftesë nga Gjykata Themelore në Bujanoc për shkak të përdorimit

Ikja e dy këshilltarëve ishte tinzare
APN SHPALL ZGJEDHJET E BRENDSHME NË NIVEL TË DEGËS SË BUJANOCIT
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Ushtria Çlirimtare e Kosovës – kur, si dhe pse (pjesa 17)

Kryetari i BL të Tërnocit, Mustafa Alishani, ka njoftuar se edhe këtë vit ka marrë ftesë nga Gjykata Themelore në Bujanoc për shkak të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar.

Ai ka theksuar se flamuri është shprehje e identitetit, kulturës dhe përkatësisë kombëtare, e garantuar nga të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare, duke mohuar çdo qëllim provokues.

“Pa barazi nuk ka drejtësi. Pa drejtësi nuk ka shtet demokratik. Flamuri mbetet i shenjtë”, ka deklaruar Alishani.

COMMENTS