HomeVështrime

Kujtim i dhimbshëm e i paharruar!

Foto ilustrim 12 prilli i vitit 1999, ditë ankthi për Breznicën! Lufta po merrte flakë në çdo cep të Kosovës, në çdo vend ku flitej shqip dhe

Punëtorët e Komunalisë tërheqin padinë
Kamberi: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës t’i qasen më seriozisht Luginës
Përkeqësimi i gjendjes me Covid në Bujanoc, nesër në Shtabin komunal edhe epidemiologu Tiodoroviq

Foto ilustrim

12 prilli i vitit 1999, ditë ankthi për Breznicën!
Lufta po merrte flakë në çdo cep të Kosovës, në çdo vend ku flitej shqip dhe kishte shqiptarë.
Serbia pushtuese e regjimit të Millosheviçit nuk njihte asnjë rregull të luftës, përdorte çdo metodë për të zhduk çdo shqiptarë nga kjo tokë.
Ashtu si në çdo qytet, fshat dhe vend të Kosovës që e rrethonte, vriste, rrahte, përdhunonte e plaçkiste, hiç më lehtë nuk shpëtoi edhe fshati Breznicë.
Pikërisht me 12 prill të vitit 1999, mëngjes i hershëm, kohë pa kohë, situatë e brishtë sigurie, për çdo ditë rrezikohej jeta e njeriut, këtë mëngjes ushtria serbe kishte vendosur që t’ia mësynte fshatit Breznicë për bastistje me një ushtri të armatosur frikshëm.

Karvani i tankseve, autoblindave, kamionëve dhe veturave ushtarako-policore ishte shumë i gjatë, poashtu edhe një numër shumë i madh i ushtarëve dhe policëve serb.
Që në mëngjes, na u dha alarmi se kjo ditë për Breznicën mund të ishte e kobshme nëse dikush do të guxonte vetëm një fjalë goje ta ngritë ndaj shtetit serb!

Si pasojë e këtij aksioni të frikshëm, u arrestuan mbi 40-të persona dhe disa nga këta u rrahën dhe malltretuan psiqikisht, fizikisht dhe familjarisht me pretekstin se ishin revolucionar ndaj shtetit serb.
Besoj se të gjithë ata që e kujtojnë këtë ditë, e kujtojnë me një ankth, pasi që Breznica si vend që kishte lind e rritë trima e patriotë, po bastisej, malltretohej veçanërisht nga shteti serb.

Në jetën time jam përballur me shumë sfida të vështira, por kjo ditë e 12 prillit të vitit 1999, mendoj se ka qenë një prej ditëve që asnjëherë nuk fshihet nga mendja ime duke marrë parasysh torturën që na u bë qoftë si familje, shumë familjeve tjera po edhe si fshat.
Madje, shizofrenia e tyre nuk njihte kufij as mëshirën më të vogël, duke e goditur prindin tim para syve të familjes për arsye shizofrene të tyre!
Që nga ajo ditë, e kam kuptuar se vendi im ka shumë vlerë pasi që gjithmonë ishte në sy të armikut dhe për këtë ndihem shumë krenar me fshatin tim.
Shumë mund, lodhje, sakrificë, gjak e jetë u dha për këtë tokë, Zoti ju dhuroftë begati dëshmorëve në amshim dhe për ata që ende janë gjallë.
Pas 23-të vitesh, Breznica jeton më mirë edhe pse sërish jo në atë çka synuan të parët tanë, por shpresoj se e ardhmja do të jetë më e mirë për vendin tonë!

Shpend Xhelili,
Breznicë, 12 prill, 2022.

COMMENTS