HomeAktuale

Kamberi: Arrestim apo intervistim? Ndoshta tendencë për frikësim…

Përmes një komunikate për opinion, në orët e paradites, Ministria e Punëve të Brendshme-MPB kishte njofttuar se pjesëtarët e saj, Departamentit pë

Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit
Sa janë dënimet pa çertifikatën kovid në kafene?
Seanca e dytë e KKSH-së

Përmes një komunikate për opinion, në orët e paradites, Ministria e Punëve të Brendshme-MPB kishte njofttuar se pjesëtarët e saj, Departamentit për Luftën kundër Korrupsionit- DPK, me urdhër të Departamentit Special për luftimin e korrupsionit, Zyra e Prokurorit Publik të lartë në Nish kanë arrestuar F. I.  (1969), person  përgjegjës i NP “Drejtoria për tokë ndërtimore, planifikimin hapsinor, rrugë dhe çështjet e ndërtimit” në Bujanoc, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të ushtrimit  të pamatur të detyrës.

Më vonë gjatë ditës, nga burime të ndryshme u konfimua se F.I. pas dhënies së deklaratës në prokutori është lënë i lirë.

Ndaj ngjarjes në fjalë, ka reaguar edhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kuadër i së cilës është F.I.

„Një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni tanimë të shpeshtuar politik, sidomos para zgjedhjeve, sesa qëllimit për ta luftuar “menaxhimin jo të mirë” të organit gjegjës“, ka thënë Kamberi.

Reagimi i plotë i Kamberit:

Ftesën për intervistim të cilën policia e paraqet si arrestim është mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.

Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit.

Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimtë të shoqërimit deri në prokurori, të ish-drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij.

Në fakt, një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni tanimë të shpeshtuar politik, sidomos para zgjedhjeve, sesa qëllimit për ta luftuar “menaxhimin jo të mirë” të organit gjegjës.

I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim.

Në esencë, fjala është për tentativë të vazhdueshme të presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike.

Kumtesa e MPB-së:

 

 

COMMENTS