Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur sot se disa organizata të shoqërisë civile nga kjo komunë janë të privilegjuara nga p
Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur sot se disa organizata të shoqërisë civile nga kjo komunë janë të privilegjuara nga pushteti lokal dhe për këtë ka fajësuar koalicion aktual.
Pajaziti ka thënë se asnjëherë nuk vlerësohet puna e organizatave por përkatësia partiake e bartësve të saj.
Poastimi i Pajazitit:
PUSHTETI I KOMPROMISEVE
Shpesh herë i kemi dëgjuar anëtarët e pushtetit aktual në Bujanoc, sa ishin në opozitë, teksa thonin se ka organizata joqeveritare që udhëhiqen nga individë të caktuar, të cilët marrin subvencione nga komuna dhe nuk realizojnë asnjë aktivitet.
Sot, kur janë bashkë të gjithë në një pushtet, këta individët e këtyre organizatave duket se e kanë më të lehtë të flejnë mbi paratë e qytetarëve të Bujanocit.
Në organizimin e sotëm, në “Panairin e Shoqërisë Civile” të mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe, morën pjesë një numër simbolik i përfaqësuesve të organizatave nga Bujanoci.
Mbi 60 OJQ sa janë të regjistruara dhe marrin para nga Komuna, vetëm dhjetë sosh ishin prezente në panair.
Duket sikur mënyra më e lehtë dhe më e qasshme e individëve të caktuar për të përfituar nga ky pushtet, është hapja e një organizate (apo mediumi elektronik), për të marrë një fond, i cili do të ishte shpërblim i vrapit në fushata zgjedhore.
Sot, qytetarët i njohin emrat e personave që përfitojnë në këtë lloj mënyre, edhe të atyre që përfitojnë me meritokraci shumën e njëjtë sikurse ata pa meritokraci.
E këta të fundit janë shumë.
Na janë bërë akoma më shumë në këtë pushtet të kompromiseve partiake, e të pazarllëqeve të politikanëve të stërvjetëruar. Një nga ta thoshte, po e citoj: “në komunë një njeri osht’ nën dardhë, s’ka kurgjo prej komunës”.
Normalisht, vendit tonë nuk ju nevojiten politikanë të tillë.
As udhëheqje si aktualja!
As OJQ që flejnë mbi paratë e qytetarëve!
Will Rogers thoshte: “Vendit tonë i nevojiten thonj më të pistë, e mendje më të pastra”.
COMMENTS