HomePolitikë

Kamberi: A ka vendim nga ndonjë instancë në Serbi për bllokimin e donacioneve nga Kosova?

Deputeti Shaip Kamberi ka ngritur pyetje parlamentare ndaj Kryeministrit të Serbisë dhe Guvernatorit të Bankës Popullore lidhur me bllokimin e don

Tërnoci në udhëtim të vështirë
Tre kallëzime penale për kërcënime në Facebook ndaj redaktorit të FOLonline
Arifi: “Mbrojtja ” e lapidarit u bë me mirënjohje për Vuçiqin

Deputeti Shaip Kamberi ka ngritur pyetje parlamentare ndaj Kryeministrit të Serbisë dhe Guvernatorit të Bankës Popullore lidhur me bllokimin e donacioneve që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga buxheti i Kosovës përmes bankave komerciale në Serbi.

Në fjalimin e tij, Kamberi kërkon sqarime nëse ekziston ndonjë vendim zyrtar i institucioneve shtetërore serbe që kufizon ose ndalon realizimin e këtyre transfereve financiare, duke kërkuar transparencë mbi bazën ligjore dhe organet që kanë marrë një vendim të tillë.

Ai ngre dyshime edhe për trajtim selektiv ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke pyetur nëse masa të ngjashme zbatohen edhe ndaj këshillave të tjera kombëtare të pakicave në Serbi, apo nëse KKSh-ja është vendosur në ndonjë listë të veçantë mbikëqyrjeje financiare.

Sipas Kamberit, pasojat e bllokimit prekin drejtpërdrejt mijëra qytetarë dhe përfitues të projekteve të ndryshme, përfshirë nxënës, studentë, fermerë, organizata të shoqërisë civile, media lokale, klube sportive dhe organizata kulturore.

Kamberi theksoi se për shkak të kësaj situate 3560 nxënës nuk mund të pajisen me libra falas, 700 studentë mbeten pa ndihmë financiare, 100 kandidatë nuk mund të përfshihen në programet e aftësimit profesional, 957 ferma të vogla nuk përfitojnë subvencione, ndërsa dhjetëra organizata, media dhe akademi sportive mbeten pa mbështetje financiare.

Ai vlerësoi se bllokimi afatgjatë i këtyre mjeteve rrezikon realizimin e të drejtave të pakicës shqiptare në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Në fund, Kamberi rikujtoi se Ligji për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare lejon financimin e këshillave përmes donacioneve, ndërsa shprehu shqetësim edhe për faktin se financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar vazhdon të bazohet në të dhënat e regjistrimit të vitit 2011 dhe jo në rezultatet e regjistrimit të vitit 2022.

Fjalimi i Kamberit, video:

https://www.facebook.com/share/v/1LvgVqjEEc/

COMMENTS