HomeNë fokus

Takohen Nagavci e Mustafa

Në Prishtinë janë takuar sot ministrja kosovare e arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i KKKSH-së, Ragmi Mustafa. Ky i fundit përmes Facebooku

Ministria Kosovare e Kulturës shpërblen arkitektin nga Bujanoci
PVD akuzon pushtetin lokal për veprime të paligjshme 
Marsh protestues në Bujanoc për drejtësi ndaj vrasjes së Arbenit Mujaj

Në Prishtinë janë takuar sot ministrja kosovare e arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i KKKSH-së, Ragmi Mustafa.

Ky i fundit përmes Facebookut ka njoftuar për temat e bashkëbisedimit.

Postimi i Mustafës:

MBËSHTETJE DHE BASHKËRENDIM NË ARSIM, SPORT E KULTURË

Sot, takova ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri, Dukagjin Pupovci.

Pas përurimit kërkova mbështetjen MASHTI si në procesin e sigurimit të lejeve përdorimit dhe furnizimi me tekste shkollore për nxënësit e Luginës e deri tek modernizimi i shkollave.

Theksova mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi të trajtuara në dy marrëveshjet si ajo e Brukselit ashtu edhe Vashingtonit.

Ministrja dhe zëvendësministri u zotuan se ekziston vullnet për të ofruar mbështetje rreth kërkesave të parashtruara.

Vlerësuam se bashkëpunimi dhe bashkërendimi edhe me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë është i rëndësishëm në avancimin e arsimit në Luginë, posaçërisht në përmbylljen e ciklit fillor me tekstet mësimore, përderisa diplomat mbeten pjesë zgjidhjes së shpejtë rajonale.

Ministrja Nagavci ofrojë mbështetje të fuqishme në aktivitetet e përbashkëta kulturore, sportive, garat e ndryshme si dhe përkrahja për bibliotekat shkollore

COMMENTS