HomeUncategorized

Jon Daliu, talenti që po shkëlqen në KF Tërnoci  

Një talent i ri futbollit që po shkëlqen në Tërnoc është Jon Daliu, 13 vjeçari, i cili po tregon aftësi të shkëlqyeshme në fushën e blertë. Jon

Zgjedhjet 2020
Gjithçka që dihet deri më tash për aksidentin e Lluçanit
Kërkesë për hapjen e paraleles së albanologjisë në Luginë

Një talent i ri futbollit që po shkëlqen në Tërnoc është Jon Daliu, 13 vjeçari, i cili po tregon aftësi të shkëlqyeshme në fushën e blertë.

Joni ka filluar shkollën e futbollit në Tërnoc që 7 vite, dhe aktualisht është futbollist i grupmoshave të reja në KF Tërnoci, përkatësisht në U-15 ku po paraqitet si mbrojtës djathtë. Ai është djathtak, por gjuan me dy këmbët, ndërsa dallohet me duelet në ajër, duke u treguar i jashtëzakonshëm në detyrat e tij mbrojtëse. Me talentin dhe përgatitjen fizike Joni mbulon tërë vijën e djathtë të terrenit, duke treguar edhe shkathtësi në sulm.

Për talentin e tij shprehet edhe trajneri i grupmoshave të reja në KF Tërnoci, Fuat Rexhepi, i cili për Daliun thotë që është lojtar i disiplinuar dhe luftarak.

“Joni është futbollist i talentuar, i disiplinuar që nuk i frikësohet dueleve. Ai nuk mungon asnjëherë në ushtrime dhe shpresoj se në të ardhmen me punë, Jonin ka për ta kërkuar çdo ekip”, thotë Rexhepi.

Ai thotë që është krenar që punon me fëmijë të urtë dhe punëtor si Joni, ndërsa i këshillon që të punojnë sa më shumë edhe në shtëpi e të mos kalojnë kohën me lojëra kompjuterike.

Sa i përket punës me grupmoshat e reja në Tërnoc, trajneri Rexhepi thotë që për çdo vit ka më pak fëmijë, por kë klub ka talente për të cilët shpreson të arrijnë majat e larta të futbollit.

Jon Daliu, përveç që është futbollist i talentuar, ai është edhe nxënës i shkëlqyeshëm në klasën e shtatë të sh. f. “Naim Frashëri” në Bujanoc.

0

Fotografitë: Eroll Xhelili

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

COMMENTS