HomeNë fokus

Edhe Kamberi përfshihet në debatin për konkursin e mediave

Edhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, është përfshirë në komentimin e rezultatit të shumëpërfolur të konkursit për media në komunë të Bujanocit.

Komplikime rreth formimit të koalicionit qeverisës në Bujanoc
PVD dorëzon listën pêr zgjedhjet lokale në Bujanoc
KBI në Bujanoc përkrah protestën

Edhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, është përfshirë në komentimin e rezultatit të shumëpërfolur të konkursit për media në komunë të Bujanocit.

Fillimisht, Kamberi ka ironizuar me slloganin e Partisë Demokratike nga zgjedhjet e fundit lokale ndërsa ka pohuar se i takon kryetarit të komunës që si ekzekutues i bixhetit të sqarojë këtë çështje.

Megjithatë, Kamberi ka paraqitur mendimin e tij se si përafërisht do duhej ndarë mjetet për mediat.

Postimi i Kamberit:

I kisha dhënë vetes detyrë që në pritje të „Ditëve të mira që po vijnë“ të mos flas për çështjet lokale.

Megjithatë, një kërkesë publike drejtuar nga pronari i mediumit Spektri, për tu deklaruar rreth konkurist të mediave të Komunës së Bujanocit, më bën të tërhiqem nga detyra që i kisha dhënë vetes, të mos përfshihem në çështjet lokale, meqë atje janë njerëzit e zgjedhur që ushtrojnë detyrat e tyre.

Sido që të jetë, si person kurrë nuk tentoj t,i shmangem përgjegjësive që kam, pavarësisht se nuk jam mjaftueshëm i informuar për të dhënë një “gjykim” lidhur me këtë temë, po i them disa fjalë:

  1. Mendoj se lidhur me këtë temë i pari që shtë dashur të deklaroheet është i pari i komunës si ekzekutues dhe urdhërdhënës i buxhetit,
  2. Partia për Veprim Demokratik, në asnjë formë nuk ka qenë e përfshirë në vendimin e kontestuar, përndryshe do të kisha informatë për këtë. Mjetet i ka “ndarë” komisioni i themeluar nga Kryeshefi i administratës, ndërsa në përbërje të komisionit duhej të ishin “gazetarët e pavarur”.
  3. Sugjeroj që, meqë me vendimin e Kosmisionit janë të pakënaqur disa media, rruga institucionale që duhet ndjekur është që të bëhet ankesë ndaj tij në organin e shkallës dytë, në këtë rast në Këshillin Komunal. Anëtarët e PVD-së që janë pjesë e Këshillit do të japin kontribut në përmirësimin e shkeljeve të pretenduara, nëse vërtetohen.
  4. Nëse doni mendimin tim personal e parimorë është ky:
  5. Meqë kemi të bëjmë me mjetet e buxhetit komunal, që janë mjete të taksapaguesve të Bujanocit mednoj se mediat e Bujanocit, sidomos ato tradicionale duhet të kënë një “përparësi” në shfrytëyimin e tyre. Kjo nuk do të thotë se mediat nga komunat e tjera apriori duhet refuzuar, por, se mediat “tradicionale” komunale janë ato që me dekada e kanë përcjellur situatën në komunën tonë dhe që e njohin më mirë përditshmërinë.

COMMENTS