HomeKoronavirusi

Sh.K.S.J.: Kërkohet ndalimi i ahengjeve nëpër shtëpitë private

Ka nisur mbledhja e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc. Përveç përbërjës së rregullt prezent në këtë takim është edhe anët

Arifi pret ambasadorin e Japonisê
KBI fton subjektet shqiptare t’i përgjigjen ftesës së PD-së për konsultime rreth koalicionit në Bujanoc
Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik

Ka nisur mbledhja e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc.
Përveç përbërjës së rregullt prezent në këtë takim është edhe anëtari i Shtabit Qendror të Krizës, epidemiologu Branisllav Tiodorovoq.
Drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Lela Jovanoviq, në emër të këtij institucioni paraqiti raportin në të cilin thuhet se deri në ditën e sotme janë të regjistruar 140 pacientë me Covid 19 ndërsa për 35 të tjerë janë duke u pritur rezultatet, raporton FOLonline.


Sipas raportit, vetëm gjat muajit korrik në ambulancën Kovid janë kontrolluar 2032 pacientë. Janë kryer 158 PSR teste, prej të cilëve 57 kanë rezultuar pozitiv, kurse 27 janë në pritje të rezultateve.
Poashtu janë kryer edhe 633 teste serologjike ku kanë rezultuar 76 raste pozitive, shkruan FOLonline.
Shtëpia e shëndetit rekomandon që masat duhet të mbeten akoma në fuqi sepse numri i rasteve është në rritje.
Edhe njëherë i’u është bërë thirrje që pacientët mos të mjekohen vet si dhe të ndalohen ahengjet nëpër shtëpitë private.

COMMENTS