HomeShoqëri

Informacione për ata që udhëtojnë nëpër Serbi

  Sipas njoftimeve të fundit të AMSS-së dhe N. P. „Rrugët e Serbisë „, në pikat kufitare në hyrje të Serbisë, pritjet janë deri në 45 minu

Pajaziti për paratë e Kosovës: U shumfishuan organizatat
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Edhe një protestë në Luginë

 

Sipas njoftimeve të fundit të AMSS-së dhe N. P. „Rrugët e Serbisë „, në pikat kufitare në hyrje të Serbisë, pritjet janë deri në 45 minuta, pa llogaritur kohën e ndalesës në terminalet tek shtetet fqinje (të BE-së) , e cila shpesh është dukshëm më e gjatë.

Në pikat e pagesës rrugore nuk ka kolona dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.

Këshillohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, për shkak të paraqitjes së mjegullës e cila ul dukshmërinë në rrugë, veçanërisht në segmentet që shtrihen përgjatë rrjedhave të lumenjve, ultësirave, grykave, si dhe në objektet rrugore mbi lumenj.

Gjithashtu, këshillohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë.

Rrugetim të mbarë!

 

 

COMMENTS