HomeShoqëri

Aprovohet rishikimi i buxhetit, Në letër pare më shumë, në praktikë më pak ( video )

Këshilli Komunal i Bujanocit në seancën e sotme ka miratuar vendimin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020. Ndonëse në shifra buxheti duket të k

Kah po shkojnë mjetet e donatorëve të huaj për Jugun e Serbisë?
Detaje për protestën e nesërme në Preshevë
KRYETARI KOMUNËS SË BUJANOCIT NAGIP ARIFI URON 8 MARSIN


Këshilli Komunal i Bujanocit në seancën e sotme ka miratuar vendimin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020.
Ndonëse në shifra buxheti duket të ketë rritje, në praktikë ka më pak mjete.
Kështu, buxheti me rishikim kap shifrën prej rreth 1.25 miliardë dinarëve por llogaritet se mjetet do të jenë të mangëta për rreth 40 milionë dinarë krahasuar me aprovimin e buxhetit për vitin 2020.
Në vendimin për rishikim janë paraparë edhe mjetet nga niveli qëndror i pushtetit në vlerë prej 235 milionë dinarëve për meremetimin e Sh.F. “ Branka Radiçeviq “.
Ndërsa, mungesa reale e mjeteve ka të bëjë me zvoglimin e mjeteve të Trupit Kordinues, tatimeve në të ardhura, atj.


Pas përfundimit të takimit, kryetari i konunës, Nagip Arifi, nuk është prononcuar për media duke e “ autorizuar “ për një gjë të tillë kryeshefin e Finansave, Boban Pavloviq.
Pavloviq ka theksuar se si rrjedhojë e mungësës së mjeteve nuk do të ketë subvencionim të bujqëve këtë vit por edhe zvoglim të fondit për praktikën profesionale.
Poashtu, ai ka theksuar se mund të ketë edhe një rishikim të buxhetit deri në fund të vitit.

Deklarata e plotë e kryeshefit, Boban Pavloviq në faqen tonë në Facebook.

 

COMMENTS