HomeEditorial

I papranueshëm sulmi ndaj Ardita Behlulit

Dënojmë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm verbal në Preshevë ndaj gazetares, Ardita Behluli. Konsiderojmë se ky është një akt primitiv i cili i takon

Pajaziti: Sa më afër zgjedhjet, në modë Fake profilet
Tragjedia e Konçulit: Reagojnë edhe Arifi e Musliu
Nesër përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në 9 vendvotime në Bujanoc, liderët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive

Dënojmë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm verbal në Preshevë ndaj gazetares, Ardita Behluli.

Konsiderojmë se ky është një akt primitiv i cili i takon mendësisë së dy shekujve më parë e kurrësesi vlerave demokratike dhe civilizuese të ditëve tona

Më të papranueshëm e bënë fakti se, sulmi i tillë vie nga kryetari i një subjekti politik i cili pretendon pozita udhëheqëse institucionale.

Vet personi në fjalë për rreth tre vjet ka udhëhequr një institucion të rëndësishëm lokal, andaj do duhej të ishte shembull i komunikimit korrekt me gazetarët dhe publikun

I sugjerojmë zotëriut të apostrofuar por edhe politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë se, nëse mendojnë se u është cenuar integriteti i tyre apo u janë shtrëmbëruar faktet në publikime të ndryshme, të ndjekin rrugët ligjore e jo të përdorimin dhunën apo gjuhën e rrugës.

Kërkojmë nga instancat vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojten e të drejtave të gazetarëve ta gjykojnë sulmin verbal ndaj gazetares, Ardita Behluli, ndërsa nga institucionet që merren me zbatimin e Ligjit kërkojmë zbardhjen e plotë të rastit dhe dënimin e merituar për ofenduesin.

Poashtu, nga zotëriu kërkojmë që të bëjë hapin e parë moral duke kërkuar falje publike ndaj gazetares.

Bujanoc: 03.04.2021

Redaktori, Jeton Ismaili

 

 

 

COMMENTS