HomePolitikë

Pajaziti: Nuk bëhemi pjesë e pushtetit aktual, por synojmë rrëzimin e tij

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka theksuar se ky subjekt nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e koalicionit aktual p

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Millosheviq hedh poshtë marrëveshjen e Rambujesë (pjesa 19)
MUSTAFA: BARAZI PËR TRANSFORMIM NË QENDËR AKADEMIKE
Mustafa: Koha për tekstet edhe për shkollimin e mesëm

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka theksuar se ky subjekt nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e koalicionit aktual por, përkundrazi, synon ta rrëzojë pushtetin.

Përmes postimit në Facebook, Pajaziti është shprehur se bartësi i koalicion po shpërndanë dezinformata të qëllimshme me synim ruajtjen e përbërjes aktuale qeverisëse.

Sipas Pajazitit, pushteti aktual në Bujanoc është më i dobti në historinë më të re të kësaj komune dhe më i dëmshmi për shqiptarët.

Postimi i Pajazitit:

Përfshirja e APN-së në koalicionin aktual- dezinformatë me prapavijë të gjërëp

Bartësi i koalicionit lokal në Bujanoc me të madhe ka filluar të spekulojë se APN së shpejti do të bëhet pjesë e pushtetit.

Këto dezinformata, “shefi” i koalicionit i plason në takime të mbyllura me të cilat synon të krijojë stabilitet brenda koalicionit aktual dhe eufori përçarëse tek subjekti ynë se ai “mezi po e pret inkuadrimin tonë në hisen pushtetare”.

Por, si bartësi i koalicionit ashtu edhe zhvatësit e tij duhet ta dinë se APN kurrsesi nuk është e interesuar të bëhet pjesë e qeverisjes më të dobët në historinë më të re të Bujanocit.

Konsiderojmë se kjo përbërje është dëshmuar si e dëmshme, pikë së pari për shqiptarët, si me vendimin për ndërtimin e banesave për IZBEGLLICAT, ndarjet buxhetore, punësimet e serbëve, por edhe me keqmenaxhimin e resurseve komunale.

Në vend të përfshirjes në këtë koalicion i cili i gjason “ koma-s” politike, APN do të angazhohet që sa më parë të bie ky pushtet, dhe pastaj të ndërtohet një qeverisje në baza të shëndosha e cila në vend të rehatisë së klaneve brenda koalicionit dhe shërbimit ndaj oligarkëve do të përkujdeset për të gjithë qytetarët.

COMMENTS