HomeNë fokus

Humanisti Refik Memeti maltretohet nga policia në Dobrosin

Drejtuesi i Fondacionit Kulturor dhe  Humanitar „Amaneti“, Refik Memeti, është ndhodhur në një situatë të palakmueshme në mbrëmjen e 25 korrikut.

Mustafi: Një dekadë pas Marrëveshjes së Brukselit pa ndonjë të mirë për shqiptarët e Luginës
„Amaneti“ bëhet gati për nisjen e projektit gjigand, kështu do të duket (video)
Futboll: KF TËRNOCI-VETERANËT E KF TËRNOCI (VIDEO)

Drejtuesi i Fondacionit Kulturor dhe  Humanitar „Amaneti“, Refik Memeti, është ndhodhur në një situatë të palakmueshme në mbrëmjen e 25 korrikut.

Siç ka bërë të ditur vet Memeti, rreth orës 19:00, të të njejtës ditë, gjatë kontrollit në kalimin kufitar në Dobrosin, dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë kanë patur sjellje arrogante ndaj tij, duke e fyer e madje edhe duke e shtrirë përtokë dhe  prangosur.

Sipas Memetit, shkas për brutalitetin policor ishin disa pjesë kompjuterike të cilat ishin plotësisht me dokumentacione të rregullta, përfshirë edhe ato doganore.

Për shkak të traumave të pësuara, Mehmeti thotë se ka kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa rastin në tërësi ia ka përcjellur edhe ministrit të brendshëm, Aleksandar Vulin.

Me anë të një letre drejtuar ministrit, Mehmeti ka kërkuar marrjen e masave ndaj dy policëve të cilët shquheshin për maltretimet e bëra ndaj tij.

Në vazhdim ju sjelllim letrën e FKH „Amaneti“, drejtuar ministrit Vulin, ku në tërësi përshkruhet rasti i ndodhur në Dobrosin:

Fondacioni Kulturor dhe Humanitar “AMANETI”
Tërnoc-Bujanoc

Ministrisë të Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë –
z. Aleksandër Vulin – Ministër

Lënda:

Reagim rreth shkeljes së kodit etik të policisë në vendkalimin e Dobrosinit, Komuna e Bujanocit

I nderuari Ministër,
Kërkojmë nga shërbimi juaj që të marrë masa të rrepta kundër shkeljes së procedurës nga dy policë të quajtur Mitiq Negovan dhe Mirosllav Simonoviq të cilët kanë shkelur kodin etik të zyrtarit policor në pikën e kontrollit afër Dobrosinit, Komuna e Bujanocit.

I nderuari Ministër,
Me datë 25.07.2022, rreth orës 19, oo, duke u kthyer nga Kosova, në vendkalimin te Dobrosini, Komuna e Bujanocit, jam ndaluar nga policia e cila pas kontrollit rutinor filluan të sillen keq për shkak një shtëpize kompjuteri dhe tre printerëve.
Gjatë kohës së kontrollit zyrtari policor Mitiq Negovan, më është drejtuar me zë të lartë, duke më thënë mos filozofo.
Derisa zyrtari tjetër policor Miroslav Simonovic më ka shtyer dhe më është drejtuar me fjalët « ti je terorist » si dhe shumë herë më ka shtyer me gjoks si dhe më ka bërtitur me ton të lartë disa herë.
Edhe pse u treguam se këto pajisje janë donacion për Ambulancën e Bujanocit dhe për këtë kemi dëshmi, policët Mitiq dhe Negovan, filluan provokimin, duke na fyer e nënçmuar vazhdimisht me fjalë banale dhe kërcënuese.
Në vendkalimin Dobrosin kanë ardhur edhe zyrtarët policor të komunikacionit dhe patrollës intervenuese, të cilët punën e tyre e kanë kryer në mënyrë ligjore dhe profesionale, kundër të cilëve nuk kam asnjë vërejtje.
Pavarësisht se ju tregova se jam kryetar i Shoqatës Kulturore – Humanitare Fondacioni “Amaneti”, ata përsëri filluan ta përdorin një fjalor, që nuk është në etikën e profesionit të tyre, madje edhe më prangosën, duke më shtrirë për tokë dhe duke m’i vënë prangat.
Aspak nuk ndikuan faturat, pagesa e doganës dhe dokumentet e tjera te pajisjeve të blera dhe nga ndalesa disaorëshe edhe presioneve psikike kam kërkuar intervenim mjekësor në Ambulancën e Bujanocit.
I nderuari Ministër,

Mbetemi me shpresë se kjo kërkesë e jona do të kuptohet nga zyra juaj për marrjen e masave të rrepta kundër shkeljes së procedurës nga dy policë të quajtur Mitiq dhe Negovan dhe Simonovic Miroslav, të cilët kanë shkelur kodin etik të zyrtarit policor në vendkalimin afër Dobrosinit, Komuna e Bujanocit.

Tërnoc/Bujanoc, 27.07.2022 Nga Fondacioni “AMANETI”
Refik Memeti – kryetar

COMMENTS