Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë dhe Bujanoc konfiskuan 70 kilogramë lëndë që dyshohet se është marihuanë dhe arrestuan S.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë dhe Bujanoc konfiskuan 70 kilogramë lëndë që dyshohet se është marihuanë dhe arrestuan S. B. (2001) dhe P. A. (2002) nga Vrbasi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Policia, ditën e djeshme, pasdite, ka tentuar ta ndalohë vetyrën “Audi”, me të cilën të dyshuarit ndodheshin në fshatin Tërnovc të Madh të komunës së Bujanocit, por të njëjtit nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe vazhduan me vozitje, më pas kanë dalë nga vetura dhe janë larguar.
Punonjësit e policisë me një veprim të shpejtë dhe efektiv i gjetën në një taksi në afërsi të Vranjës dhe i arrestuan,.ndërsa në “Audinë ” e tyre iu gjetën 13 pako me lëndë që dyshohet se ishte marihuanë.
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.
COMMENTS