HomeNë fokus

Hoti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, me të

Unioni Demokratik Shqiptar pjesë e Listës “Alternativa Demokratike Shqiptare “
Reagon Pajaziti: Përgjegjës për prishjen e shumicës shqiptare janë PD dhe PVD
Shkollarët nga Stambolli “vërshojnë” kabinetin e Arifit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, sfidat në luftën kundër COVID-19, si dhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Po ashtu, kryeministri theksoi se Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila do të angazhohet të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në atë anë, me theks të veçantë në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

“Zyra do trajtojë edhe çështjet të tjera që nuk janë listuar në këtë vendim, por që dalin si kërkesa dhe nevoja eventuale nga qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”, tha kryeministri Hoti.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, veçanërisht për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, duke shtuar se intensifikimi i bashkëpunimit është në dobi të dyanshme.

COMMENTS