Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kujtuar sot 23 vjetorin e protestave studentore në Prishtinë. Pajaziti ka thë
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kujtuar sot 23 vjetorin e protestave studentore në Prishtinë.
Pajaziti ka thënë se Lëvizja Studentore e viteve 1997-1999 e nxorri Kosovën nga amullia dhe nga gjendja e padurueshme të cilën e kishte krijuar sistemi i asaj kohe.
Postimi i plotë i Pajazitit:
Gjendja horror ishte bërë e padurueshme dhe në popull vërehej nevoja e madhe për ndryshim.
Lëvizja Studentore e viteve 1997-1999 e nxorri Kosovën nga amullia dhe nga gjendja padurueshme të cilën e kishte krijuar sistemi i asaj kohe.
Më 1 Tetor të vitit 1997 u thye miti i pathyeshëm i Sërbisë në Kosovë, ku pastaj kulmoj me luftën çlirimtare të UÇK-së qëllimi i së cilës u realizua më 1999.
Mbi simbolikën e kujtimit të përvjetorit të 23-të të protestave studentore, më shkon ndërmend të pyes ku jemi ne sot si shoqëri?!
Historikisht kurrë më mirë, por fatkeqësisht ende mbrapa kombeve fqinje.
Na duhet një dashuri më e madhe për vendin dhe për njëri-tjetrin!
COMMENTS