HomeEditorial

Heqni dorë nga përqindja e pushtetit, jepni të tërin partisë fituese

Bisedimet që po zhvillohen mes partive politike shqiptare për formimin e qeverisjes së ardhshme lokale, qysh në takimin e dytë, u shndrruan në nda

Kamberi në Parlament shtron çështjen e varrezave masive dhe pasivizimit të adresave
Zyrtarët komunal pas dy ditëve dalin në terren
Publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullisë

Bisedimet që po zhvillohen mes partive politike shqiptare për formimin e qeverisjes së ardhshme lokale, qysh në takimin e dytë, u shndrruan në ndarje përqindjesh. Herë 100% e herë 60% është pjesa e kulaçit i cili, sipas fituesit të zgjedhjeve, duhet të ndahet.
Kryetari nuk hyn në përqindjen e ndarjes. Kryetari mbetet përqindje në vete.
Madje, si fitues i zgjedhjeve, nikoqiri i takimit të djeshëm në konferencë për media, pasi ndau përqindjet e subjekteve politike, i dha vetës të drejtë që me “përqindjen” e njërit subjekt politik t’i qerrasë, proporcionalisht subjektet tjera politike.
Duke i ruajtur 40% për partnerët serb dhe duke mos e shtyrë në përqindje pozitën e kryetarit të komunës, e cila lidhet ngushtë me atë të kryeshefit të administratës, zyrës për zhvillim ekonomik, departamentit për investime, etj, fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit pretendon të mos ndajë asgjë.
Edhe e ka mirë. Si fitues i zgjedhjeve që është, pa i komplikuar përqindjet e ndarjen e pushtetit, të gjitha partitë politike shqiptare duhet të heqin dorë nga pjesa e tyre dhe të gjithë pushtetin t’ia besojnë atij.
Fundja, besimi i dhënë nga populli duhet të shndërrohet në fuqi praktike për qeverisje. Ai ka fituar zgjedhjet.
Eshepse Bujanoci ka specifikat e veta dhe një konfiguracion politik të komplikuar, ndoshta është momenti që partia e parë e dalë nga këto zgjedhje të gëzojë mbështetjen e të gjithë rivalëve nga kampusi politik shqiptarë.
Kjo do të thotë që : PVD, LPD, APN dhe UDSH ta mbështesin PD-në në formimin e institucioneve të reja lokale pa asnjë kusht dhe pa hise në ndarjen e pushtetit.
Si epilog, PD do të zotëronte pushtetin 100 %, ndërsa këshilltarët shqiptarë nga subjektet tjera do duhej t’i mbështetnin të gjitha propozimet në Kuvendin Komunal.

COMMENTS