HomeVështrime

Politika, guximi dhe qytetari

Shkruan: Arbër Pajaziti Nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë, i cili i shikon punët e veta, nuk e përcjell politikën aktivisht, thjesht

Kamberi: Formimi i institucioneve të reja të shoqërohet me sanksione ndaj Rusisë
Dhoma Britanike e Tregtisë e hapur për Bujanocin dhe Luginën
Komuna po shlyen borxhe dhe po rregullon rrymën

Shkruan: Arbër Pajaziti

Nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë, i cili i shikon punët e veta, nuk e përcjell politikën aktivisht, thjesht ndonjëherë i shikon lajmet, politika është një organizatë e të fortëve.

Politikani, nga ky këndvështrim është vet pushteti, edhe sikur ai të jetë në opozitë.
Nga ai kërkohet ndihmë, këshilla, madje në qoftë se rastis diku duke pritur në radhë, atij, pra politikanit i jepet përparësi.
Dhe kështu atij fillon t’i hyjë vetja në qejf.

Nga këndvështrimi i atij që politikën e përcjell në fejsbuk, politikani është matrapaz, dallavergji, i djallëzuar,hajn, herë herë edhe shpiun. Madje kjo kategori mendimet e tilla nuk heziton t’i shprehë publikisht, duke komentuar ose duke shkruar statuse në rrjete sociale.
Dhe kështu atë fillon ta kapë inati.

Politika nuk ka degraduar për shkak të mendimit negativ të qytetarëve, përkundrazi.

Çdo celulë e shoqërisë sonë është e prekur dhe e ndikuar nga politika dhe kjo normal që dikujt i konvenon, sepse kështu anëtarët, militantët dhe votuesit mund të kontrollohen më lehtë.

Gjenerata ime është më e pafat, pas gjeneratës e cila e përjetoi luftën e dytë botërore.
Kur e përfunduam klasën e tetë, nuk na lejuan të mbajmë mbrëmjen e semimaturës, sepse në Kosovë kishte krisur lufta, duhej të solidarizoheshim me viktimat, ishte trishtuese për ne.
Në gjimnaz disa herë kemi kaluar mes plumbave, nëpër punktet e policisë, mes provokimeve e kërrcënimeve, sepse shumë të rinjë kishin kapur pushkën në dorë dhe nën amblemën e UÇPMB-së po luftonin sistemin.

Në studime rastisëm në trazirat e 2004-tës, forcat e KFOR-it ishin tërbaur dhe Prishtina i më shumë i ngjante një lufte civile se sa një qyteti universitar. Pra, ne kemi edhe traumat tona sigurisht.

I nxitur nga Platoni i cili kishte thënë:
“Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë” në një prononcim timin të para disa viteve, kam kërkuar vetëdijësimin e qytetarëve, nga disa miq pata marr kritika, sepse sipas tyre dikush mund të ndjehet i fyer. Kan pas të drejtë!
Por, une si një djalë i ri, i cili kur hyna në politikë i kisha 27 vjet, një nga shtytjet që më bëri ta marr këtë vendim, ishte bindja ime e gabuar se, çdo person i cili veshet me kat dhe kravatë është njeri i mençur dhe mund të jetë politikan i mirë.

Edhe këtu mora mësime, mësimet nxjerren kudo, nga ato që kam dëgjuar për komunizmin famkeq në Shqipëri, kam mësuar që “e para duhet të jetë sakrifica, pastaj privilegjet” gjë që nuk e gjen tek politika e sotme.

E kisha shumë gabim, por at’herë kisha më shumë flokë e më pak thinja, por nuk e kisha largpamësinë e duhur, pra isha spektator, njerëzve të politikës i jepja përparësi, i ndëgjoja me vëmendje edhepse dorën në zemer rrallë flisnin, këtë gjë mirë e bënin, sepse sa ma pak flisnin aq më të mençur dukeshin. Ishte art i komanduar politik.

Pra, unë me pak vonesë u vetdijësova, sepse pata fatin pastaj t’i njoh nga afër jo që isha shumë i mençur. E kuptova se nuk është diamant gjithçka që shëndrit.

Shpeshherë mendoj të dorëzohem, por harroj që nuk mundem, sepse në mes të heroit të vdekur dhe frikacakur të gjallë, gjithmonë e zgjedh këtë të parën. Jo pse njerëzit më japin përparësi, as pse më shohin të fortë, kravatat edhe ashtu nuk i kam në qejf.
Sigurisht do të dorzohem një ditë, kur t’i shoh shumë të rinjë e të reja të cilët janë zgjuar (nuk thash vetëdijësuar), ky vend ka djem e vajza të cilët kanë potencial, unë kam takuar shumë të tillë, por që nuk janë të njohur sepse nuk bartin kravata, as nuk e luajn “të fortin” madje as të mençurin edhepse të tillë janë.

Atyre thjesht nuk u është dhënë hapsira e duhur, por ata një ditë do të shpërthejnë dhe do të dalin në sipërfaqe, për ti çuar në recycle bin-in historik ata që aktruan të mençurin, të fortin e të diturin.

Pajtohem me ju që poltika ka degraduar, por une ju inkurajoj që të angazhoheni politikisht, të këmbëngulni në idetë tuaja, të rebeloheni në kërkesat tuaja. Nëse nuk mund ta bëni këtë mos u bëni as militant, sepse ata harrohen të parët, të hënën e parë pas zgjedhjeve.

Në librin e Ben Blushit “KANDIDATI”
Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit i cili quhej Kadim Sedini, vdes papritur, pas fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton. Zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtetit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet. Njeriu që ndihmon kandidatin e vdekur të fitojë zgjedhjet, ka një lidhje të veçantë me qytetin e Basenit, për të cilën ai vetë nuk ishte në dijeni.

Politika nuk është OJQ, as Shoqatë Bamirësie, as Orgnizatë Sportive, as Bashkësi Fetare, as kauzë personale, nuk është as profesion. Politika është tërësia e aktiviteteve që përcaktojnë marrëdhëniet në mes dy e më shumë qytetarëve.

Nuk është me rëndësi kush fiton, e rëndësishme është të lësh gjurmë dhe të vendosësh vlera. Secili do ta ketë ditën e tij, herët apo vonë. Une ju ftoj në këtë çorganizim të organizuar politik, sepse suksesi gjendet në mes rrëmujave.

Jemi një 👐🇦🇱

Autori është kryetar i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc

COMMENTS