HomePolitikë

H. R. 6411 i dorëzohet Kamberit

Deputeti Shaip Kamberi ka bërë të ditur se në Uashington i është dorëzuar zyrtarisht ligji amerikan H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Ass

Sot mori titullin internist, por nuk do të ndalet me kaq
Ambasadorja e Gjermanisë te Pajaziti: Partneriteti ynë mëse i nevojshëm
KAMBERI: NËNSHTRIMI NUK ËSHTË RRUGA E DUHUR

Deputeti Shaip Kamberi ka bërë të ditur se në Uashington i është dorëzuar zyrtarisht ligji amerikan H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, një akt që për herë të parë adreson në mënyrë institucionale diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në agjendën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Kamberit, ligji i dorëzuar personalisht nga Kongresisti amerikan Keith Self nuk ka karakter simbolik, por përbën një instrument shtetëror të SHBA-së për të vlerësuar, dokumentuar dhe ekspozuar praktika si pasivizimi administrativ, përjashtimi nga institucionet publike, shtypja e përdorimit të gjuhës shqipe, diskriminimi në arsim dhe margjinalizimi ekonomik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Deputeti thekson se me këtë akt, çështja e diskriminimit nuk mbetet më në margjinat e diplomacisë, por bëhet pjesë e drejtpërdrejtë e politikës amerikane, si një çështje parimore dhe morale.

Në këtë kuadër, Kamberi ka shprehur falënderimet e tij ndaj Kongresistit Keith Self, duke vlerësuar angazhimin e tij për ngritjen e kësaj teme në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar.

COMMENTS