Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Qipros në Serbi, Andreas Photiou. Gjat

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Qipros në Serbi, Andreas Photiou.
Gjatë takimit, dy ambasadorët diskutuan mbi rolin e Qipros në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes qipriote gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së. Po ashtu, u shkëmbyen mendime lidhur me progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe sfidat e përbashkëta që sjell situata aktuale në Ukrainë.
Ambasadori Canaj vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të dialogut politik dhe ekonomik si elemente kyçe për avancimin e reformave dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Takimi u vlerësua si një mundësi për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe për diskutimin e mënyrave konkrete për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë.
COMMENTS