Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka reaguar ndaj grafiteve të shfaqura ditëve të fundit në qytet me mbishkrime që glorifi

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka reaguar ndaj grafiteve të shfaqura ditëve të fundit në qytet me mbishkrime që glorifikojnë figurat e së kaluarës si Ratko Mladiq, duke i cilësuar ato si kambana alarmi për shoqërinë.
“Grafitet e tilla nuk janë thjesht shkrime të pakujdesshme mbi muret e qytetit, por mesazhe që bien si kambana, dhe pyetja është a po e dëgjojmë këtë thirrje?”, thekson Rexhepi.
Ai ka shprehur shqetësimin për heshtjen institucionale dhe moszbardhjen e autorëve, duke paralajmëruar se simbolikat e urrejtjes nuk janë të pafajshme, por gurë të parë të një rruge që mund të çojë drejt tensioneve të rënda.
Rexhepi u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave që të mos qëndrojnë indiferentë:
“Është detyrë e secilit prej nesh që këto kambana t’i dëgjojmë si thirrje për veprim, jo si jehonë që shuhet në ajër.”
Ai ka theksuar se Bujanoci nuk duhet të lejohet të shndërrohet në poligon tensionesh, por përkundrazi, ky moment duhet të shërbejë si thirrje për maturi, guxim dhe solidaritet.
“Këto kambana sot bien për të gjithë ne”, përfundon reagimi i tij.
COMMENTS