Autorët e grafiteve me emrin e të dënuarit për krime lufte Ratko Mladiq, të shfaqura ditët e fundit në qendër të Bujanocit, janë identifikuar. Laj

Autorët e grafiteve me emrin e të dënuarit për krime lufte Ratko Mladiq, të shfaqura ditët e fundit në qendër të Bujanocit, janë identifikuar. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili theksoi se bëhet fjalë për tre persona: D.I, S.I dhe N.S., të njohur për aktivitete të dyshimta.
Sipas Pajazitit, ndaj tyre tashmë është inicuar procedurë penale për “dëmtim të pronës publike dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike”, ndërsa procesi do të ndiqet nga Prokuroria publike.
Ai theksoi se identifikimi i autorëve u bë falë bashkëpunimit të ngushtë të komunës me policinë lokale, pas një video-mesazhi që kishte dërguar një qytetar i Bujanocit. Kryetari vlerësoi reagimin e shpejtë të policisë dhe falënderoi qytetarin që kontribuoi në zbardhjen e rastit, duke e cilësuar si shembull për bashkëpunim me institucionet.
“E inkurajoj secilin qytetar që për çdo dukuri negative të bashkëpunojë me institucionet, ngase vetëm kështu mund të krijojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, u shpreh Pajaziti.
COMMENTS