Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar sot me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar rre

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar sot me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar rreth problematikave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Në një postim publik, Presidenti Begaj theksoi se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga përpjekjet e tij për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë, si dhe nga lobimi në të gjitha nivelet për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit të shqiptarëve atje.
Ndërkohë past takimit, deputeti Kamberi theksoi:
“Një diplomaci aktive shqiptare do të kontribuonte në sensibilizimin e çështjes së Luginës në arenën ndërkombëtare, ndërsa një prezencë më e fuqishme e Shqipërisë në këtë trevë, përmes projekteve konkrete dhe në veçanti përmes Fondit Investiv, do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe do të sillte një shpresë të re për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës”.
COMMENTS