Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka qëndruar në Arbëri, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe ka vlerësu
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka qëndruar në Arbëri, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe ka vlerësuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Bujanocit dhe qendrave arbëreshe.
Pajaziti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se distanca gjeografike nuk e zbeh afërsinë që krijojnë gjuha, kultura dhe rrënjët e përbashkëta.
“Është kënaqësi të isha në mesin e vëllezërve dhe motrave arbëreshë, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi për kulturën, turizmin dhe të rinjtë tanë”, ka shkruar Pajaziti.
Ai ka theksuar se historia i ka lidhur shqiptarët ndërsa e ardhmja, sipas tij, duhet të shërbejë për forcimin edhe më të madh të këtyre lidhjeve.
“Historia na ka lidhur, e ardhmja duhet të na afrojë edhe më shumë!”, përfundon Pajaziti.

COMMENTS