Me afrimin e kohës së regjistrimit të popullsisë, ka nisur edhe senzibilizimi i opinionit për këtë proces të rëndësishëm. Në këtë drejtim
Me afrimin e kohës së regjistrimit të popullsisë, ka nisur edhe senzibilizimi i opinionit për këtë proces të rëndësishëm.
Në këtë drejtim, në mbështetje të Peace Full Change, Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina përmes portalit LUGINALAJM, do të implementojë projektin “Ti regjistrohu – trego që je këtu”, që ka për qëllim informimin dhe senzibilizimin e qyetarëve shqiptarë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbi procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Në kaudër të këtij projekti, tanimë ka filluar vendosja e billbordeve informuese, dhe ditët në vijim do të nisin aktivitetet që lidhen me regjistrimin e popullsisë.
Gjithashtui, përmes aktiviteteve “derë-më-derë”, do të vizitohen edhe disa fshatra të thella të Bujanocit, Preshevës, dhe Medvegjës, me qëllim, që të gjithë qytetarët të kenë informacione të mjaftueshme p0ër procesin e regjistrimit, se kush mundë të regjistrohet dhe kush mundë, kë ta regjistrojë.
Portali LUGINALAJM, do të instalojë edhe platformën onlinë, nga ku qyetarët do të mundë të pyesin për çfardo lloji problemi apo paqartësie dhe do të vendos një numër telefoni kujdestar me qëllim të ofrimin të ndihmës për qytetarët që kanë nevojë për informata shtesë.
Në përcillni në aktivitetetn tona, me qëllim të ngritjes së informimit të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës”, thuhet në njoftimin e portalit LUGINALAJM.
COMMENTS