Në Vranjë, nën organizimin e Shoqatës “SPA” nga Vranjska Banja, sot është mbajtur një konfernecë me temën “Forumi i mediave, pushtetit dhe shoqëri
Në Vranjë, nën organizimin e Shoqatës “SPA” nga Vranjska Banja, sot është mbajtur një konfernecë me temën “Forumi i mediave, pushtetit dhe shoqërisë civile” ku është diskutuar për sigurinë e gazetarëve por edhe për gjuhën e urrejtjes në media.
Në këtë forum, me diskutimet e tyre u paraqitën, Veran Matiq, shefi Grupit Punues të Qeverisë për Sigurinë e Gazetarëve, Zheljko Bodrozhiq, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë “NUNS”, Nino Brajoviq, sekretar i Unionit të Gazetarëve të Serbisë “UNS”, Arjana Tafro, redaktore e radios së Federatës së Bosnjë e e Hercegovinës, përfaqësues të Trupit Kordinues të Qeverisë për Jug të Serbisë, Qytetit të Vranjës, Prokurorisë, Gjykatës Themelore dhe asaj të Lartë, MPB-së-Drejtoria Policore në Vranjë si dhe gazetarë e përfaqësues mediash nga Rrethi i Pçinjës.
Gjatë Forumit u diskutua mbi mënyrat e mbrojtjes së gazetarëve, legjislaturën aktuale, përvojat e deritanishme si dhe rekomandimet të cilat duhet sjellur për të përmirësuar pozitën e punonjësve medial.
Me këtë rast u theksua se në praktikë ka ngecje kur është në pyetja siguria e gazetarëve sepse në njërin nga segmenetet shteti ka dështuar t’i zgjidh shumicën e rasteve ku njerëzit e botës së medias janë sulmuar, kërcënuar e madje nuk kanë marrë epilogun e duhur edhe vrasjet e rënda të ndodhura disa vite më parë.
U fol edhe për formën praktike të paraqitjes së rasteve kur ndodhin sulmet ndaj gazetarëve dhe zinxhirin e autoriteteve që janë kompetent t’i dalin në ndihmë atyre.
Bahskëpjesëmarrësit u dakorduan se diskutime të këtilla duhet vazhduar edhe në të ardhmen me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të volitshëm për punën e gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë medial.
Tubimi i sotëm financiarisht është mbështetur nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë.
COMMENTS