HomeAktuale

Ndërroi jetë Hajredin Hyda, telegrame ngushëllimi dhe tubime komemorative gjithandej

Në orët e hershme të ditës së sotme ka ndërruar jetë Hajredin Hyda, njoftoi Partia Demokratike me seli në Bujanoc, pjesë e së cilës ishte i ndjeri

Gjykata Supreme e Serbisë “legalizon” termin “šiptari”, Mustafi paralajmëron padi në Kushtetuese dhe në Strazburg
PD në mbështetje të protestës së 12 gushtit
APN me ftesë publike: Të bëhemi bashkë si në 2020-ën

Në orët e hershme të ditës së sotme ka ndërruar jetë Hajredin Hyda, njoftoi Partia Demokratike me seli në Bujanoc, pjesë e së cilës ishte i ndjeri.

“Hajredin Hyda, përveç kontributit të tij në arsim si profesor shumëvjeçar, ishte aktiv edhe në skenën politike. Ishte ndër themeluesit e parë të Partisë Demokratike në Bujanoc, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, shef i grupit të këshilltarëve të PD-së, ndihmës i kryetarit të komunës së Bujanocit.

Partia Demokratike i shprehë ngushllime familjarëve, miqëve e të gjithë atyre që e njohën profesor Hajredinin.

Vorrimi i të ndjerit bëhet në orën 17:00 në varrezat e fshatit Letovicë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Lidhur me vdekjen e Hydës është shprehur edhe lideri i PD-së, Nagip Arifi.

“Me dhembje të madhe pranova lajmin për humbjen e shokut, dashamirit e bashkëpunëtorit tim Hajredin Hyda.

Të njoha si profesor shumëvjeçar në arsim, si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, si ndihmës i kryetarit të komunës, si shef i grupit të këshilltarëve të PD, si nënkryetar i PD-së, por parasegjithash si një person me vyrtyte të larta njerëzore.

Do të vazhdoj të të kujtoj si të tillë. Si intelektual, politikan e si një njeri që asnjëherë nuk u dorëzove.

Të qoftë i lehtë dheu!
Zoti të shpërbleftë me të mirat e Tij, profesor!”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Ndërkohë, mbledhje komemorative lidhur me vdekjen e Hajredin Hydës ka zhvilluar Partia Demokratike dhe Sh.M. “Sezai Surroi”.

Edhe kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e prof.Hydës.

“Ndarja nga jeta e Hajredin Hydës është një humbje e madhe jo vetëm për jetën politike e për arsimin shqip të Bujanocit dhe rajonit, por në përgjithësi për shoqërinë e këtushme.

Pasha ishte parasëgjithash një njeri me vyrtyte të larta, shok, dashamirë dhe i dashur për të gjithë.
Njerëz si Pasha do të ngelin gjithmonë në kujtimet tona.

Ngushëllime familjes Hyda, miqëve dhe të afërmëve të Pashës, ngushëllime kolegëve të tijë të Shkollës Sezai Surroi, pjesë e të cilës ishte.

Qoftë i Parajsës!”, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

 

COMMENTS