HomeShoqëri

Bujanoci “për evidentimin e të drejtave pronësore”

  Sot në Beograd po mbahet forumi “Evidentimi dhe regjistrimi i të drejtave pronësore”, e organizuar nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dh

Pritje në kufijtë me Serbinë, reagime në Luginë dhe Kosovë
Pse asnjë politikan shqiptar nga Lugina nuk përfundon në burg?
Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

 

Sot në Beograd po mbahet forumi “Evidentimi dhe regjistrimi i të drejtave pronësore”, e organizuar nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës dhe Agjencia Republikane e Gjeodetisë së Serbisë. Në këtë ngjarje po marrin pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, dhe Sabri Safedini, shef i Dikasterit të Urbanizmit.

“Komuna e Bujanocit do të formojë një ekip profesional që do t’u ofrojë qytetarëve shërbimet e nevojshme dhe do t’i informojë me kohë për çdo veprim në kuadër të këtij procesi”, shprehet kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti.

“Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm për garantimin e sigurisë juridike të pronës dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës,” tha Pajaziti.

COMMENTS