HomeNë fokus

Fillon viti i ri akademik në fakultetin ekonomik, mbahet edhe tryezë për programet studimore (foto)

Në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, dega e Suboticës, në mënyrë solemne sot u janë shpërndarë indeksat studentëve të rinj, me ç’rast

Arifi: Ish pushteti keqpërdori paratë e Republikës së Kosovës
Enver Mehmeti kandidat nga PDSH për kryetar të KKSH-së
APN me ftesë publike: Të bëhemi bashkë si në 2020-ën

Në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, dega e Suboticës, në mënyrë solemne sot u janë shpërndarë indeksat studentëve të rinj, me ç’rast edhe zyrtarisht u shënua fillimi i vitit të ri akademik 2021/2022.

Në ceremonialin e rastit, përveç drejtuesve të këtij fakulteti, prezent ishin edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.

Më pas, në ambientet e këtij institucioni arsimor është zhvilluar edhe një tryezë kushtuar ecurisë së programeve studimore dhe nevojave për të ardhmen.

Përveç kryetarit Arifi në emër të komunës dhe Mustafës  nga KKSH, pjesë e tryezës ishin edhe ministri serb i arsimit, Branko Ruzhiq, drejtuesit e Trupit Kordinues, ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jaan Brathu, përfaqësuesi i BE-së në Beograd dhe drejtuesit e fakultetit ekonomik nga Subotica.

 

COMMENTS