HomeNë fokus

Arifi takon ambasadorin Braathu, në fokus edhe epilogu i bisedës me Vuçiqin

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është takuar sot me ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu. "Sapo zhvillova një takim me amb

Përmbyllet konkursi për 1 milion euro për bujqit e Luginës, ja sa konkuruan
Mbyllja e tregut: Arifi ka rënë pre e presionit të atyre që i kanë pagat mbi 100 mijë dinarë
Mustafa: Koha për tekstet edhe për shkollimin e mesëm

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është takuar sot me ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.

“Sapo zhvillova një takim me ambasadorin e OSBE-së Serbi z. Jan Braathu, me të cilin biseduam rreth vazhdimit të bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

U informova nga ambasadori Braathu për takimin që kishte zhvilluar me presidentin Vuçiq për problemet që ne ia adresuam nga takimi jonë i parë i mbajtur më 1 Shtator të këtij viti në kabinetin tim, e që janë problemi i nostrifikimit të diplomave, pasivizimi, problemet e punësimit në organet shtetërore dhe në Spitalin Regjional të Vranjës, etj.

Falemnderova ambasadorin për angazhimin e tij drejt rrugës së gjetjes së zgjidhjeve të problemeve dhe i shpreha gatishmërinë që t’i ndihmojmë këtij procesi për t’i ofruar jetë më mirë qytetarëve tanë”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në Facebook pas takimit të mbajtur në Zyren Ndërlidhëse të OSBE-së në Bujanoc.

COMMENTS