HomeShoqëri

Fillon shpërndarja e teksteve falas për parashkollorët

Kryetari në detyrë i KKSH, Ragmi Mustafi dhe ministrja e Arsimit e R. së Kosovës, Arbërie Nagavci, kanë qëndruar sot në Preshevë ku ka nisur shpër

Përse fluturuan helikopterët mbi Tërnoc? Ja si përgjigjet Ministria e Mbrojtjes
Koreografia protestuese: Pas tifozëve, sot edhe drejtuesit e KF Tërnoci në polici
Takohen Nagavci e Mustafa

Kryetari në detyrë i KKSH, Ragmi Mustafi dhe ministrja e Arsimit e R. së Kosovës, Arbërie Nagavci, kanë qëndruar sot në Preshevë ku ka nisur shpërndarja e teksteve falas për nxënësit parashkollor të Luginës.

Postimi i Mustafit:

Pas filloristëve, tekste mësimore falas edhe për 950 vogëlushë parashkollorë! 😍

Bashkë me Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës, znj.Arbërie Nagavci, kryetarin e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, z.Ardian Gola, këshilltaren e kryeministrit Kurti, znj.Ardita Sinani e këshilltarin e zvKryeministrit Bislimi, Fatmir Curri, të shoqëruar edhe nga Ambasadori i 🇽🇰, Jetish Jashari filluam shpërndarjen e teksteve mësimore për parashkollorët, kësaj radhe në Entin Parashkollor “8 Marsi” në Preshevë!

950 komplete tekstesh për 950 vogëlushë parashkollorë shqiptar 5 deri më 7 vjeç, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nëpër entet parashkollore ditëve në vijim, do të pajisen (pa pagesë)me tekste mësimore të financuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar

Krenar që gjatë mandatit tanë ishim afër të gjithë shqiptarëve të Luginës që angazhohen në të gjitha sferat për ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar!🙏🏻❤️✌️

COMMENTS