HomeNë fokus

Ambasadori i OSBE-së qëndroi në Bujanoc

Shefi i Misionit të OSBE-sê në Serbi, Jan Brathu, ka qëndruar sot në Bujanoc ku ka takuar përfaqësuesit politik e institucional. Pas takimit, k

Padi lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar
APN rikonfirmon fitoren bindëse
Deputetët shqiptarë: Shqiptarët nuk janë terroristë; Të ndërtohet spitali në Preshevë

Shefi i Misionit të OSBE-sê në Serbi, Jan Brathu, ka qëndruar sot në Bujanoc ku ka takuar përfaqësuesit politik e institucional.

Pas takimit, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi është shprehur përmes Facebookut:

“Sapo zhvillova një takim me shefin e OSBE-së në Serbi Jan Brathu, të cilin fillimisht e falemnderova për angazhimin dhe kontributin e tij rreth regjistrimit të popullësisë.

Diskutuam edhe mundësitë e daljes nga ngërrçi politik në Këshillin Kombëtar Shqiptar. E sigurova ambasadorin Brathu se Partia Demokratike do të jetë shumë konstruktive në zgjidhjen e këtij problemi dhe do të jetë bashkëpunuese deri në zgjidhje të këtij problemi.

Gjithashtu, folëm edhe për implementimin e planit 7 pikësh, i cili ka stagnuar së realizuari nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Ambasadori Brathu shprehu gatishmërinë se do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për të zgjidhur çështjen në KNSh, por edhe rreth implementimit të planit 7 pikësh”, ka shkruar Arifi.

Ndërkohë, përshtypjet nga takimi me ndjekësit në Facebook i ka ndarë edhe deputeti popullor Shaip Kamberi i cili takoi ambasadorin bashkë me kryetarin e KK të Bujanocit, Enver Ramadani dhe kryetarin e KKSH, Ragmi Mustafi

“Shefi i Misionit të OSBE, Ambasadori Jan Brathau, gjithmonë i interesuar për gjendjen në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615