Sot, më 8 dhjetor 2025, ka nisur zyrtarisht pranimi i aplikimeve për regjistrimin e objekteve në bazë të ligjit të ri për paluajtshmëritë. Afati p

Sot, më 8 dhjetor 2025, ka nisur zyrtarisht pranimi i aplikimeve për regjistrimin e objekteve në bazë të ligjit të ri për paluajtshmëritë. Afati për aplikim është 60 ditë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, me këtë rast deklaroi:
“Sot fillon zbatimi i procesit të regjistrimit të objekteve sipas ligjit të ri për paluajtshmëritë. Qytetarët kanë mundësinë të aplikojnë vetë përmes platformës shtetërore digjitale svojnasvome.gov.rs, ndërsa Komuna do të jetë në krah të tyre për çdo hap, duke ofruar informim, ndihmë teknike dhe udhëzim profesional.”
Aplikimet mund të bëhen në mënyrë të pavarur në platformën svojnasvome.gov.rs, ose qytetarët mund të paraqiten në sportelet e Komunës së Bujanocit dhe në degët e Postës së Serbisë për asistencë shtesë.
Në foton e bashkëngjitur paraqitet ekipi i komunës, i cili do të pranojë qytetarët gjatë gjithë periudhës 60-ditore dhe do t’i ndihmojë në procesin e aplikimit.
Udhëzimet e plota dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të publikuara në platformën zyrtare.
Komuna fton të gjithë qytetarët që të informohen dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e rëndësishme.
COMMENTS