HomeAktuale

Ferati: Alarm në Medvegjë, 7 mijë shqiptarë janë pasivizuar deri më tani

Foto: klankosova.tv Aktivistja Flora Ferati tha se po bëhet spastrim etnik nga Serbia duke i pasivizuar qytetarët shqiptarë në Medvegjë, Preshe

Arifi: Ambasadori i Shqipërisë pjesëmarrës i takimit për unifikim
Edhe Mustafa i KKSH-së i reagon presidentit serb
Reagim i APN-së ndaj koalicionit për KKSH

Foto: klankosova.tv

Aktivistja Flora Ferati tha se po bëhet spastrim etnik nga Serbia duke i pasivizuar qytetarët shqiptarë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

Ajo tha se në Medvegjë gjendja është më alarmante ku më mijëra qytetarë janë pasivizuar, njofton Klan Kosova, transmeton Folonline.com.

“Pasivizimi nënkupton marrjen e të gjitha të drejtave qytetare. Për shembull në momentin që deklarohesh si person i pasivizuar që këtë zakonisht e bën Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe nuk ke të drejtë të regjistrosh makinën, s’ke të drejtë pajisesh me dokumente dhe këtë po e bën në mënyrë konsistente shteti serb, pra refuzojnë që qytetarët shqiptarë t’i pajisin me letërnjoftime apo pasaporta. Po ashtu refuzojnë t’u japin shërbime sociale apo shërbime mjekësore”.

“Ky një diskriminim i motivuar politikisht dhe ka që ka për qëllim që të krijojë një territor homogjen serb në këtë rajon dhe t’u bëjë jetën të pamundur qytetarëve shqiptarë këtu”.

“Në bazë të nalizave të para kemi ardhur në përfundim që nga viti 2015 kemi mbi 4 mijë shqiptarë në Medvegjë që janë pasivizuar. Pasivizimi ka filluar në vitin 2011 dhe nëse kemi parasysh të gjithë ata persona që u është marrë e drejta e votës numri shkon deri në shtatë mijë persona, por edhe në Bujanoc është rritur numri kohëve të fundit dhe pak a shumë edhe në Preshevë ka filluar tani”.

Ferati në Klan Kosova tha se pasojat e kësaj janë vërejtur në qeverisjen lokale të Medvegjës ku shqiptarët edhe pse shumicë kanë mbetur pa përfaqësues.

“Aktualisht Medvegja ka vetëm tre asambleistë në kuvendin komunal dhe për herë të parë në historinë moderne të komunës së Medvegjës, shqiptarët nuk janë pjesë e qeverisjes lokale. Kjo është pasoja më e drejtpërdrejtë dhe më e prekshme e pasizvizimit. Për herë të parë partia e Aleksandar Vuçiqit ka një shumicë absolute aty dhe ata janë munduar që sa vjet ta arrijnë këtë proces”.

Ajo tha se gjatë procesit zgjedhor komunal studentët shqiptarë që studiojnë në Kosovë apo qytetarë të tjerë janë organizuar për të shkuar në votime dhe janë ndalë në kufi nga shteti serb.

Por si vjen deri te pasivizimi i një qytetari?

“Ky proces është një koordinim nga qarqet më të larta, një praktikë nga MPB-ja. Ata salin në terren për të verifikuar adresat dhe nëse s’je në shtëpi – je në spital, shitore ose në Kosovë, ata vijnë në konstatim që të pasivizojnë adresën. Ata i fabrikojnë faktet”.

“Ka shumë qytetarë të pavetëdijshëm se janë pasivizuar dhe e marrin vesh kur shkojnë të regjistrojnë makinën, më pas ata i drejtojnë për t’u lajmëruar në polici. E pasivizojnë pasivizojnë qytetarët, i fshijnë nga data basa dhe këtë informacion ia pëcjellin Komisionit Zgjedhor në Serbi dhe i fshijnë nga listat zgjedhore. Spastrimi etnik i heshtur është kompletuar.

Për këtë çështja nga politikanët shqiptarë, në Kosovë dhe Shqipëri, ka reaguar vetëm kryeparlamentarja Vjosa Osmani që tha se përmes këtij procesi po bëhet spastrimi etnik në heshtje.

COMMENTS