HomeAktuale

Tragjedia e Konçulit: Reagojnë edhe Arifi e Musliu

Kanë vazhduar reagimet në formë ngushëllimi pas ngjarjes tragjike në fshatin Konçul të Bujanocit, ku si pasojë e rënies aksidentale në lumin Morava

Kamberi: Alarm për Veprim: Lufta kundër Diskriminimit në Serbi
NJOFTIM PËR SIPËRMARRËSIT DHE START UP BIZNESET PËRFITUESE TË SUBVENCIONEVE
Arifi nis turneun në Zvicër, takime me diasporën


Kanë vazhduar reagimet në formë ngushëllimi pas ngjarjes tragjike në fshatin Konçul të Bujanocit, ku si pasojë e rënies aksidentale në lumin Morava gjeti vdekjen i mituri 7 vjeç D.Z, shkruan Folonline.com
Pas kryetarit të komunës, njëkohësisht dhe kryetar i PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarit të APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, së fundmi kanë reaguar edhe kryetari i PD-së, Nagip Arifi dhe ai i LPD-së, Shqiprim Musliu.
„ Një lule më e bukur sot na u këput në Konçul, ndajmë dhimbjen e thellë s’bashku me familjen Zahiri kurse Dionin Zoti e shperbleftë me Xhennet „, ka shkruar në profilin e tij në FB kreu i subjektit politik- Partia Demokratike, Nagip Arifi.
Ndërsa, në mes tjerash, lideri i LPD-së, Shqiprim Musliu, është shprehur me këto fjalë:
„ Familja Zahiri humbi një fëmijë në moshën më të mirë, e fshati ynë Konçuli, një lule të rinisë.
Familjes Zahiri i shprehë ngushëllimet më të përzemërta, duke e lutur Zotin e Madhëruar në këto ditë të bekuara të Ramazanit t’i dhuroj qëndrueshmëri e durim në këtë sprovë, sepse edhe Allahu i Madhëruar shprehet se fëmijët janë sprovë për prindërit e tyre, por sprova e familjes Zahiri në këtë ditë është më e veçantë e më e trishtuar „.

COMMENTS