HomeUncategorized

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Katër ditë, tre incidente (pjesa 24)  

Të Premten, 25 Shkurt 2000, shpërthimi i parë ndodhi në Bujanoc.  Rreth orës 20:15, në qendër të qytetit, një mjet shpërthyes i improvizuar shkatë

Ja çka do të financojë Shqipëria në Luginë
Lutfiu: Po punohet për një protestë, me dialog s’po shkon
Kamberi konfirmon kandidaturën për deputet

Të Premten, 25 Shkurt 2000, shpërthimi i parë ndodhi në Bujanoc.  Rreth orës 20:15, në qendër të qytetit, një mjet shpërthyes i improvizuar shkatërroi cisternën e  ndërmarrjes “Komunalia”, e cila ngroh ambientet e biznesit të të gjitha ndërmarrjeve dhe disa qindra apartamenteve.  Ky ishte, që nga fillimi i incidentit, veprimi i parë i shqiptarëve të armatosur në vetë qytetin.  Qytetarë të shqetësuar qëndruan në sheshin e qytetit deri natën vonë.

Të nesërmen, pjesetarët e UÇPMB, në fshatin Konçul, i zunë pritë një automjeti MPB-së të një patrulle policore.  Oficeri i policisë Slavisha Dimitrijeviq (27) nga Vranja dhe Fatmir Ibishi (37) nga fshati Ugljarë afër Gjilanit, një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u vranë në një përplasje të ashpër.  Pjesëtarët e policisë Dragan Filipoviq(30), Sreçko Radivojeviq (26), Goran Dimçiq (29) dhe Goran Bozhidareviq (24) u plagosën rëndë në këtë sulm.  Filipoviq u transferua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd, ku vdiq pas 40 ditësh trajtimi.

Shqiptarët e armatosur shpesh nuk zgjidhnin kë, kur dhe ku të sulmonin.  Kështu, më 29 shkurt 2000, pak pas orës 12, në rrugën Lluçan – Dobrosin, komuna e Bujanocit, ata zunë në pritë një automjet të Kombeve të Bashkuara, në të cilin ishte shfaqur dukshëm flamuri i KB-së.  Falë faktit që ndërmjetësit ndërkombëtarë ishin në një automjet të blinduar të sigurt, nuk pati viktima në këtë sulm.  Francezi Marcel Grogan dhe rusi Vladimir Azarov pësuan lëndime të lehta.  Pas sulmit, komanda e UÇPMB kërkoi falje për këtë “keqkuptim”.

Halimi, udhëheqësi shqiptar në burg – publicisti Hyseni u lirua

Pas 11 seancave, më 29 Mars 2000, Gjykata Komunale e Preshevës e shpalli fajtor Riza Halimin, kryetarin e Komunës së Preshevës, udhëheqësin e padiskutueshëm shqiptar  në jug të Serbisë.  Halimi u dënua me tre muaj burgim, me kusht për një vit, sepse më 7 gusht 1998, ai “pengoi një zyrtar të autorizuar të Policisë Komunale të Preshevës” në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike,  të  thyer nga mbajtja e një tubimi publik armiqësor të qytetarëve shqiptarë . ”  Procedura e apelimit përfundoi me konfirmimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

Në të njëjtin vit, një gjyq kundër publicistit SevdailHyseni  u zhvillua para autoriteteve gjyqësore, për veprën penale sipas nenit 100, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Serbisë.  Edhe pas 25 përpjekjesh, më 3 mars 2000, Gjykata Komunale në Bujanoc nuk arriti të akuzojë poetin.  Hyseni u ndëshkua për herë të parë më 1994 për shpërndarjen e revistës në gjuhën shqipe Jehona.  Kur ai vendim u revokua, Qendra e  Sigurimit Shtetëror nga Vranja paraqiti një aktakuzë penale kundër Hysenit për botimin e poezisë “Me shajkaçë në Evropë” nga koleksioni satirik “Kur të qesh fati”, në të cilin ai “ekspozoi publikisht Serbin prinitiv “.  Çështja përfundoi pas gjashtë vjetësh, për shkak të vjetërsimit.

Sevdail Hyseni, lindi më 24 mars 1959 në fshatin Priboc, komuna e Bujanocit.  Ai u diplomua në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i letërsisë shqipe më 1982.  Ai gjithashtu përfundoi studimet pasuniversitare në Prishtinë.  Ai priti pa sukses në zyrën e punës për 20 vjet.  Ai ishte një aktivist i Këshillit për të  Drejtat  e Njeriut.  Pas zgjedhjeve të para lokale shumë-partiake më 2002, ai u zgjodh Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Vijon…

Autor Radoman Iriq

( Ky shkrim nuk paraqet qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS