HomeUncategorized

Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Jugosllavia dhe Drama e Kosovës (Pjesa 2)

Shkruan: Radoman Iriq Demonstratat e para në Kosovë më 1968 Nga burimet modeste mbetet e shënuar se zona Autonome e Kosovës kufirin e sotë

Arifi përshëndet miratimin e Deklaratës së përbashkët për regjistrimin e popullsisë
Rahim Rahimi jep dorëheqje nga PD
Mitroviq me Demo Berishën inicojnë takim për pazivizimin, PVD: Nuk pranojmë metoda tinzare pa të zgjedhurit tanë

Shkruan: Radoman Iriq

  1. Demonstratat e para në Kosovë më 1968

Nga burimet modeste mbetet e shënuar se zona Autonome e Kosovës kufirin e sotëm e ka nga viti 1959, kur komuna e Leposaviqit u zgjerua me një pjesë të territorit të komunës së Rashkës.

Që nga 1963, zona është quajtur zyrtarisht Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1966 njohën statusin e krahinës si “element përbërës i federatës”.

Mbetet e shënuar  se deri atëherë  shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë së krahinës dhe se serbët dhe malazezët kishin numrin më të madh të funksioneve shtetërore dhe partiake, duke përfshirë pozicionet drejtuese në policinë lokale dhe sigurinë.

Gjendja në të cilën shqiptarët ishin një pakicë kombëtare u mbajt nga autoritetet komuniste për vite me forcë dhe kërcënim.

Në vitin 1968, një klimë e tillë shoqërore prodhoi demonstrata masive, të cilat filluan nga Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës.  Vetëm pas tyre, shqiptarët fituan një autonomi më të madhe, e cila përfshinte shkollimin në gjuhën e tyre amtare, por shumë paguan shtrenjtë për këtë realitet të ri në Kosovë.

Kështu,  luftëtari më i ashpër për të drejtat e shqiptarëve, shkrimtari Adem Demaçi, kaloi 28 vjet në burg.

Duke respektuar parimin e përkatësisë etnike, që atëherë numri i të punësuarve në organet shtetërore dhe ndërmarrjet, dhe posaçërisht në pozitat drejtuese, duhej të ishte në përputhje me numrin e banorëve.  Duke zbatuar këtë realitet të ri, shumë serbë dhe malazezë humbën vendet e tyre të punës, gjë që filloi procesin e emigrimit të tyre dhe deri në vitin 1970 rreth 70,000 prej tyre kishin emigruar nga Kosova.

 

  1. Kushtetuta e vitit 1974 dhe statusi i Kosovës

 

Miratimi i Kushtetutës së re në Republikën Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) më 21 Shkurt të vitit 1974, u parapri nga përgatitje të gjera dhe të gjata.  Ato filluan më 1 korrik 1966, me shkarkimin e Nënkryetarit të RSFJ-së, Aleksandar Rankoviq, në Plenumin e Brionit, dhe vazhduan me Ndryshimet Kushtetuese më 1968, të cilat filluan federalizimin e vendit dhe në 1972 kur Presidenca u prezantua si kreu kolektiv i shtetit.

Ky proces përfundoi me spastrime të mëdha në udhëheqjet republikane të Kroacisë dhe Serbisë.

Së pari, në 1971, Miko Tripalo dhe Savka Dapceviq Kuçar, udhëheqës nacionalistë të “Pranverës Kroate” dhe “Maspok” (Lëvizja Masive), u zëvendësuan shprehimisht në Kroaci dhe vitin e ardhshëm, më 1972, i njëjti fat i ndodhi “Serbëve Liberal”- kreut të komunistëve serbë, Marko Nikezić dhe Sekretares së  Përgjithshme të Komitetit Qendror të SLK-së, Latinka Peroviq.

Kështu, pas diskutimeve të gjata dhe spastrimeve partiake në disa nivele, u krijuan kushtet që Kushtetuta e re e RSFJ-së të miratohet në Kuvendin Federativ.  Në këtë mënyrë, përveç përcaktuesve socio-ekonomikë të azhurimit të socializmit vetëqeverisës, shumica e ndryshimeve u ndërtuan në sistemin shtetëror – forcimi i federalizimit të vendit.

Do të mbahet mend se me Kushtetutën e re, Presidenti i RSFJ-së, Josip Broz Tito, u shpall kreu i vendit për tërë jetën.

Ndryshimet kryesore në Kushtetutë i referoheshin statusit të ardhshëm të Vojvodinës dhe Kosovës në raport me Republikën e Serbisë dhe RSF të Jugosllavisë.

Kushtetuta e re i dha Vojvodinës dhe Kosovës Krahina Socialiste Autonome brenda Serbisë dhe disa kompetenca të reja që nuk i kishin deri atëherë.

Çelësi ishte e drejta e vetos, dmth autoriteti kushtetues me të cilin autoritetet në të dy krahinat mund të ndalojnë vendimet e marra nga organet më të larta të Republikës së Serbisë.  Juridiksioni i Serbisë mbi krahinat u pasqyrua kryesisht në çështjet e mbrojtjes kombëtare dhe politikës monetare.

Sado që publiku serb u befasua dhe shqetësua nga kjo kthesë kushtetuese, këto vendime u miratuan në Novi Sad, dhe posaçërisht në Prishtinë.  Për më tepër, në Kosovë, erë pas shpine iu dha atyre grupeve politike që theksuan gjithnjë e më shumë kërkesën që Kosova të bëhet republika e shtatë brenda Jugosllavisë. Vijon…

(Ky shkrim nuk pasqyron qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

 

COMMENTS