HomeNë fokus

Edhe një autoambulancë e re për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc sot është pasuruar edhe me një autoambulancë të tipit „Peugeot boxer“ e cila kap vlerën e rreth 50 mijë dollarëve.

Asfaltohet rruga Tërnoc-Turi
KAMBERI: PAGAT MË TË ULËTA NË LUGINË SE PAGA MESATARE NË SERBI DËSHMOJNË THELLIMIN E PABARAZIVE ETNIKE DHE TERRITORIALE NGA ANA E PUSHTETIT
Për Vitin e Ri lokalet deri në ora 18:00

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc sot është pasuruar edhe me një autoambulancë të tipit „Peugeot boxer“ e cila kap vlerën e rreth 50 mijë dollarëve.

Ky mjet është i pajisur me komplet aparaturën, ndërsa çelësat drejtoreshës së këtij institucioni, dr. Daliborka Pavloviq, i’a ka dorëzuar vet presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Përveç Bujanocit, me mjetet e BE-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me autoambulanca janë pajisur edhe 19 institucione tjera shëndetësore në Serbi.

Vitin e kaluar, komuna e Bujanocit kishte blerë një mjet të tillë sanitar për nevojat e shtëpisë së shëndetit me mjetet e qeverisë së Kosovës të ndara për përballimin e pandemisë.

COMMENTS