HomeNë fokus

Vizita e Ambasadorit të Shqipërisë, Bardhyl Canaj, në Luginë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ka qëndruar në një vizitë dyditore në Preshevë dhe Bujanoc. Vizita e diplomatit

KKZ me vendim për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore
Xhamadani vija-vija, do të na çele sytë korupcija  
Futbollisti në karantinë ( video )

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ka qëndruar në një vizitë dyditore në Preshevë dhe Bujanoc.

Vizita e diplomatit shqiptar të akredituar ditë më parë nisi me manifestimin „Ditët e plisit“ në Preshevë, për të vazhduar pastaj me takime me krerët e institucioneve dhe subjekteve politike të shqiptarëve të Luginës.

Pas takimeve nuk ka pati deklarata për media, por nikoqirët e takimeve kanë shfrytëzuar Facebookun për të njoftuar lidhur me bisedat e zhvillura me ambasadorin Canaj.

Postimi i kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi:

🇦🇱 Kënaqësi të mirëprisnim mikun tim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Dr. Bardhyl Canaj ne vizitën e tij të parë në Preshevë

Siç ju kam njoftuar edhe më herët, Shqipëria tani është më konkrete në krah të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si asnjëherë më parë. Bursa, shërbime mjekësore, projekte infrastrukturore janë vetëm disa nga gjërat konkrete nga Shqipëria për shqiptarët e Luginës.

Çdoherë mirënjohës për gatishmërinë e Republikes së Shqipërisë për t’i bashkuar përpjekjet që t’i japim prioritet përmirësimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës!

S’keni pa gjë akoma! 🙏

Postimi i kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu:

Ndjenjë e veçantë dhe kënaqësi çdo herë kur takoj vëllezër të Republikës së Shqipërisë, e veçanërisht këtë herë të mirëpres ambasadorin e ri te shtetit shqipëtar Z. Bardhyl Canaj në vizitën e tij të parë në Preshevë.
Së bashku me Avni Alitin dhe Mentor Zejnullahun mirëpritëm dhe zhvilluam nje bisedë të ngrohtë dhe shumë të vyer.

Postimi i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi:

Sot pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e tij të parë në Bujanoc ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd Sh.T. Bardhyl Canaj.

E urova ambasadorin për detyrën e re dhe shpreha gatishmërinë që të ndërtojmë agjenda të përbashkëta për të ndihmuar shqiptarët në Bujanoc e në Luginë.

Shumë shpejt, do të binjakëzohemi me Bashkinë e Gjirokastrës, që do të na hap rrugën për implementimin e projekteve në sfera të ndryshme.

Postimi i kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani:

Sot mirëprita në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Sh. T. Dr. BARDHYL CANAJ, ku diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit mes Komunës së Bujanocit me Shtetin Shqiptar.

Giithashtu shpreha mirënjohjen time për Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë për ndihmën konkrete që i ka dhënë Komunës së Bujanocit si asnjëherë më parë, për ndërtimin e sallës sportive të Shkollës fillore Naim Frashëri Bujanoc!

Njoftova ambasadorin Canaj edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës me diskriminimin e vazhdueshëm dhe mos integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore,mosnjohjen e diplomave universitare dhe pasivizimi i adresave.

Morëm premtimin se do të vazhdohet dhe po punohet edhe me projekte të radhës që kan për qëllim ndihmën konkrete nga Shqipëria Qytetarëve të Luginës në shumë sfera.

Bashkëpunimi i patjetërsueshëm!
#Bashkemundemi 🇦🇱🇦🇱

Postimi i deputetit popullor, Shaip Kamberi:

I kënaqur të mirëpres në vizitën e tij të parë që pas akreditimit, bashkë me bashkëpunëtorë të mi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, Sh.T. Bardhyl Canaj!

Nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente!

Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh.

Pasivizimi i adresave ishte një tjetër temë e takimit.

Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!

Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!

Postimi i kryetarit të LPD-së, Shqiprim Musliu:

Në selinë e LPD-së mikëprita ambasadorin e Shqipërisë z.Bardhyl Canaj.

Bashkëbiseduam për qëndrimet politike të shtetit amë ndaj nesh e për të drejtat tona të cilat po cenohen çdo ditë.

Ambasadori do të jetë gardian i çështjes shqiptare në këtë vend.

Shqipëria është adresa jonë. Është shtëpia jonë. Është e ardhmja jonë.

Postimi i kryetarit të KKSH, Nevzad Lutfiu:

Nën intonimin e himnit kombëtar sot e mirëpritëm ambasadorin e ri të Shqipërisë në Beograd, z.Bardhyl Canaj, në vizitën e tij të parë në Luginë.
Shqipëria është atdheu ynë, përkujdesi i së cilit është thelbësor për ne.

COMMENTS