HomeAktuale

Dr. Salihu: Mos hezitoni, shkoni te mjeku

  Mjeku specialist, Adnan Salihu, i ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë probleme shëndetësore të mos hezitojnë por të kërkojnë ndihmën

Ka ndërruar jetë Isuf Salihu- Cufa
Zyrtare: Ja kush dhe si mund të hyjë në Kosovë
Nisin nënshkrimet edhe për Parlamentaret, PVD fillon nga dita e nesërme

 


Mjeku specialist, Adnan Salihu, i ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë probleme shëndetësore të mos hezitojnë por të kërkojnë ndihmën e profesionistëve shëndetësorë.
Përmes një postimi në Facebook, Salihu ka potencuar se ditëve të fundit është në rritje numri i personave me temperaturë të lartë dhe me vështirësi të rrugëve të frymëmarrjes, andaj u ka sugjeruar atyre të bëjnë kontrollime tek dikasteri pranë shtëpisë së shëndetit i hapur enkas për këtë qëllim, shkruan FOLonline.

Postimi i plotë i Salihut:

Ditëve të fundit në komunën e Bujanocit është rritur numri i të smurëve që kanë temperaturë të lartë,simptome dhe shenja të infeksioneve të rrugëve të frymëmarjes e që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.Ajo që bie në sy është se shumë prej tyre kanë frigë që të lajmërhen për të marë ndihmë mjekësore në shtëpinë shëndetit.Me qellim që ti bindi gjitha ata që hezitojnë të shkojnë për shkak të frigës e shohë të arsyeshme që të ju informoj se në shtëpinë e shëndetit është në funksion ordinanca për infeksione respiratore ku pacientët me infeksione respiratore duhet të shkojnë ku përvëç kontrollimit mjeksor sipas nevojës mund ti bëhen edhe analizat laboratorike,incizimi radiologjik i mushkërive si dhe nëse është e nevojshme edhe testi serologjik ose PCR testi në Covid-19.Pra gjitha këto shërbime do ti merni në një vend dhe ktheheni në shtëpi.Ju që keni nevojë për ndihmë shkoni në ordinancën për infeksione respiratore sepse ky është vendi i vetëm ku mund ta merni ndihmën adekuate mjeksore.Me kët do të ruani shëndetin tuaj dhe familjes suaj.Orari i punës është nga ora 07:00 deri ora 20:00 ditëve të punës dhe gjatë vikendit nga ora 08:00 deri ora 18:00.

COMMENTS