HomeNë fokus

Parapërgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka marrë pjesë në takimin kordinues të Këshillave Kombëtare të pakicave në Serbi. Me kët

Zjarri në spitalin e Vranjës, nuk ka të lënduar (foto&video)
Reagon Ramadani: Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit
Pajaziti takon ambasadorin Hasani

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka marrë pjesë në takimin kordinues të Këshillave Kombëtare të pakicave në Serbi.

Me këtë rast është diskutuar lidhur me regjistrimin e popullsisë në Serbi i cili mbahet këtë vit si dhe është caktuar përfaqësuesi i cili do të kordinohet me Entin Republikan të Statistikave.

Postimi i Mustafës:

REGJISTRIMI I POPULLSISË DUKE RESPEKTUAR REALITETIN E TERRENIT

Sot mora pjesë në mbledhjen urgjente të Koordinimit Këshillave Nacionale në Serbi të mbajtur në distancë.

Bashkëbiseduam dhe përcaktuam unanimisht përfaqësuesen e Koordinimit Këshillave Nacionale – Jasmina Curiq, kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak – në raportin me Entin e Statistikave të Serbisë si institucioni që do realizojë regjistrimin e popullsisë paraparë për në muajin Prill e që është shtyrë për në Tetor.

Regjistrimi i popullsisë është një sfidë për të cilën Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) e ka adresuar që në Tetorin e vitit të kaluar. Ky proces duhet të respektojë realitetin e terrenit. KKSH-ë ka parashtruar kërkesën për largimin e të gjitha pengesave dhe arsyet e bojkotimit të listuar nga Kuvendi I Këshilltarëve Shqiptar më vitin 2011 ku edhe ishin regjistruar vetëm 5. 809 shqiptarë.

Gjithashtu u morë vendim të propozohet që “Fondi për pakica” të menaxhuar nga Ministria për Drejtat e Njeriut, Minoriteteve dhe Dialog të orientohet për fushën e arsimimit.

COMMENTS