HomeAktuale

Deputeti Kamberi takim me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi

Deputeti Shaip Kamberi ka realizuar sot një takim në Bujanoc me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi, SH.T. Marcel Peško. Kamberi e uroi ambasado

Deputeti në drekë pune me ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së
Kontributi i Asociacionit Qytetar Bujanoci jetësohet në bibliotekën e qytetit
Fronti për Ndryshim – Kumtesë

Deputeti Shaip Kamberi ka realizuar sot një takim në Bujanoc me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Serbi, SH.T. Marcel Peško.
Kamberi e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe theksoi se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Misioni i OSBE-së ka qenë ndër vite një partner i rëndësishëm në përpjekjet për avancimin e pozitës së tyre.

Gjatë bisedës, palët u dakorduan që Plani me 7 pika të mbetet dokumenti bazë mbi të cilin do të vazhdojë angazhimi i përbashkët institucional, duke nënvizuar se fillimi i zbatimit të tij është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm.

COMMENTS