HomePolitikë

Musliu takohet me Haradinajn

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, është takuar sot me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Zoran Xhinxhiq-  Duhet të besojmë te vetja (pjesa 32)
Sh.K.S.J.: Kërkohet ndalimi i ahengjeve nëpër shtëpitë private
Dr. Jovanoviq: Edhe 11 raste pozitive në Bujanoc, nga e hëna Banja e Bujanocit shndërrohet në spital për Covid

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, është takuar sot me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Pas takimit, Musliu ka ndarë një mesazh publik, ku ka vlerësuar rolin e Haradinajt dhe figurave të qëndresës në forcimin e unitetit kombëtar.

“Sot e besoj fort se sa herë që qëndrojmë krah burrave të qëndresës, si Ramush Haradinaj, kombi ynë është më i sigurt, më krenar dhe më i bashkuar,” u shpreh Musliu.

Ai theksoi se rruga e atdheut nuk ndërtohet vetëm me deklarata, por me qëndrim, sakrificë dhe me zemër shqiptari që nuk dorëzohet kurrë.

Takimi mes dy liderëve vjen në kuadër të bashkëpunimeve dhe koordinimeve mes forcave politike shqiptare në rajon, me fokus në çështjet kombëtare dhe sfidat aktuale.

COMMENTS